• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka ankesa nga qytetarët, Rama mbledh deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe drejtues të Bashkisë

by E S
03/07/2025 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë pasdite deputetët e zgjedhur nga 11 maji për qarkun e Tiranës dhe drejtuesit e Bashkisë së kryeqytetit. Takimi po zhvillohet në ambientet e një hoteli në Tiranë. Disa deputetë nuk kanë arritur dot të jenë të pranishëm, pasi janë ende në Parlament.

Sipas asaj që raporton gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi, mësohet se do të udhëzojë deputetët e zgjedhur të shkojnë në zonat e tyre dhe të marrin informacione për problemet që kanë qytetarët.

Kjo, pasi ka pasur ankesa të shumta sa i përket shërbimeve nga ana e Bashkisë Tiranë, çka e ka shqetësuar kryeministrin.

Nga burime brenda PS, deri tani përjashtohet mundësia e shkarkimit të Erion Veliajt dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Paraditen e të enjtes, Rama zhvilloi një takim të ngjashëm në Vlorë. Me një bllok në dorë, kreu i qeverisë kaloi pragun e bashkisë ku zhvilloi një mbledhje gati 90 minuta me kryetarin Ermal Dredha dhe të gjithë drejtuesit e bashkisë.

Burime për A2 CNN, bëjnë me dije se në mbledhjen me dyer të mbyllura, tonet kanë qenë të larta dhe Rama ka fshikulluar Ermal Dredhën, duke e kritikuar për punën në kryer të këtij institucioni.

Nga menaxhimi i sezonit turistik, mungesa e ujit të pijshëm dhe problematika e tjera të shfaqura nga qytetarët e Vlorës kanë qenë pjesë e kritikave të Ramës drejtuar kryebashkiakut.

Numri një i qeverisë nuk u ndal vetëm me kritika, por kërkoi riformatim të të gjithë drejtorive, duke kërkuar largimin e të gjithë drejtorëve aktualë.

Në optikën e Ramës as deputetët e Vlorës nuk kanë bërë punën siç duhet, ndaj kërkoi edhe prej tyre reflektim.

Përveç kërkesave drejtuar bashkisë, Rama kaloi në veprim me reformim të Partisë Socialiste në Vlorë, ku ka komanduar dy drejtues të rinj, Klevis Kason dhe Erjona Ismailin, detyrë që në fushatën elektorale është mbajtur nga Pirro Vengu dhe Vilma Bello.

Next Post
I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete

Vala e nxehtësisë, Ballkani përballet me thatësirë të madhe dhe kufizime të ujit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

October 26, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

October 26, 2026
Investigimi për indianët e “Wolt” largoi drejtorin e Qytetit Studenti?

Investigimi për indianët e “Wolt” largoi drejtorin e Qytetit Studenti?

October 26, 2026
Kaos para Topit të Artë, faqja zyrtare shpall gabimisht tre fitues

Kaos para Topit të Artë, faqja zyrtare shpall gabimisht tre fitues

October 26, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Protestat? Gjin Gjoni e thotë hapur: PD ka kapur momentin! Qëllimi kryesor është…

October 26, 2026
“Policët s’janë armiq të vendit”, Demalia: Të dënohen rëndë protestuesit që sulmojnë bizneset!

“Policët s’janë armiq të vendit”, Demalia: Të dënohen rëndë protestuesit që sulmojnë bizneset!

October 26, 2026
Cilat janë shenjat më me fat të horoskopit për muajin Prill! Renditja sipas Meri Shehut

“Humbje totale ose rigjenerim”, Meri Shehu: Të mbahemi fort… kjo javë do të jetë e fuqishme për 4 shenja

October 26, 2026
Harroni ilaçet për tensionin? Studimi tregon rrezikun për zemrën dhe trurin, ja si të mbroheni

Harroni ilaçet për tensionin? Studimi tregon rrezikun për zemrën dhe trurin, ja si të mbroheni

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In