• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

K.L.GJ., pa asnjë bazë ligjore, hermetizon Vetting-un për kancelarët

by Fatmir Merkoçi
18/10/2021 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi*

Këshilli i Lartë Gjyqësor është organi i cili emëron ose shkarkon, kancelarët, këshilltarët dhe ndihmës ligjorë. Por, ajo që të bën përshtypje në mbledhjet plenare është fakti se këto mbledhje nuk zhvillohen të hapura. Kjo bie ndesh me transparencën që vetë K.L.GJ. duhet të këtë ndaj publikut.

Emërimet në këto poste nuk përbëjnë sekret. As ato që lidhen me këta persona. Por Kryetarja e K.L.GJ. znj. Naureda Llagami vendosi që ta bëjnë me dyer të mbyllura diskutimin për procesin e verifikimit të kancelarëve në të katër gjykatat. Arsyetimi duket tepër banal: “Sekret shtetëror”!? Kjo argumentohet pa asnjë bazë ligjore se ka dokumente të klasifikuara. Por dhe në janë të tilla, përse ligji nuk e ka parashikuar?

Ligji 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, thotë se: mbledhjet plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor janë të hapura, me përjashtim të procedurave të rishikimit. Pra, nuk kemi të bëjmë me rishikim të një akti administrativ individual i cili është nxjerrë nga komisioni. Pra subjekti kërkon anulimin apo ndryshimin e tij. Vetëm në këtë rast mbledhja plenare e K.L.GJ.-së bëhet me dyer të mbyllura. Pasi këtu mundet të këtë edhe dokumente apo informacione të klasifikuara që përbëjnë sekret shtetëror.

Por K.L.GJ.-ja nuk mundet as të punojë apo drejtohet nga dy standarde. Kjo pasi ne tashmë e kemi dhe ligjin dhe precedentin.

Vetting-u për gjyqtarë e prokurorë bëhet nga KPK e KPA. Këto seanca janë të gjitha, jo vetëm publike, por ka dhe një Komisioner Ndërkombëtar i cili, ka dhe të drejtën e ankimimit të vendimit. Mos vallë këtu nuk zbatohet ligji i konfidencialitetit apo të ruajtjes së informacioneve “sekrete” të ardhura nga organet e tjera shtetërore? Pa dyshim që ka. Por ato nuk bëhen publike.

Por përse atëherë K.L.GJ.-ja vendos ndryshe për “Vetting”-un e kancelarëve? Mos vallë kancelarët bëjnë përjashtim në këtë rast.

Nëse flasim për Reformë në Sistemin e Drejtësisë, duhet të bëhet me një ligj e një standard të caktuar. Nuk mundet të kemi një standard për gjyqtar e prokuror dhe një tjetër standard për kancelar, këshilltar e ndihmës ligjor. K.L.GJ.-ka ka të drejtën ligjore të seleksionimeve, emërimeve të tyre. Por edhe ata, Vetting-un, si pjesë e këtij sistemi, duhet ta kalojnë njësoj si gjyqtarët.

Kur flasim për korrupsion, këtu përfshihen dhe kancelarët. Sa raste ka kur shortet manipulohen ? Sa raste kemi që dosjet e “nxehta “ dërgohen tek një gjyqtar, i cili, sot nuk e ka kaluar Vetting-un? A nuk janë kancelarët ata që e drejtojnë shortin? E pra, si mundet që Vetting-un, ja bën K.L.GJ.-ja, e cila edhe i emëron. A është vetë K.L.GJ.-ja në konflikt interesi në lidhje me këtë rast. Por sa gjykime mbyllen që në dhomë të këshillimit ? Apo këtu vallë nuk ka korrupsion? Përkundrazi, këtu nis dhe korrupsioni i vërtetë. Nis pasi gjyqtarët dosjet mundet ti marrin vetëm nëpërmjet kancelarëve. Ata e vetëm ata mundet ta deformojnnë apo edhe ta manipulojnë shortin. Në këtë rast, kemi të bëjmë me një bashkëpunim të drejtpërdrejt. Raste këto të bëra publike shpesh edhe në media.

Nëse duhet një drejtësi e reformuar atëherë para ligjit, të gjithë duhet të jenë të barabartë. Dhe para Vetting-ut. Të gjitha duhet të kalojnë në një sitë. Duhet të kalojnë pranë KPK e KPA, të gjithë njësoj. Ndryshe nuk do kemi një reformë të mirëfillët. Kjo pasi kur vetë K.L.GJ.-ja kërkon të “fshehi” Vetting-un e kancelarëve, këshilltarëve, ndihmësve ligjorë, pra e shkel vetë ligjin. Çfarë munset të këtë më shumë se kaq? Pra organi që drejton drejtësinë, po ky organ bëhet pré e vetë anti-ligjit.

E gjitha kjo, duket si një çoroditje e vetë K.L.GJ.-së. Nuk mundet të them se anëtarët e këtij organi, nuk e njohin apo nuk dinë ta interpretojnë si duhet ligjin. Pasi po të ishim në këto kushte, dukshëm do ishim përballë një paaftësie profesionale, gjë e cila bie ndesh me pozitat e vetë anëtarëve të K.L.GJ.-së

Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar duhet të luftohet në çdo hallkë të drejtësisë. Toleranca, mos respektimi apo anashkalimi i ligjit bëjnë të mundur që, të shkojë edhe për këta funksionarë të administratës së drejtësisë, fakt që tregon se: transparenca dhe Vetting-u real për këto pozicione te KLGJ nuk janë të interesuar. Ata duan ti mbajnë nën presion ata dhe duan ti kenë nën kontrollin e tyre. Kjo sepse me sa duket, K.L.GJ.-ja kërkon të zbatoj teorinë “ unë të emëroj, unë të bëj Vetting-un e po unë të shkarkoj” kur e si të dua. Ky është një preçedent tepër i rrezikshëm për vetë Reformën dhe procesin e Drejtësisë.

*Avokat

Next Post
Një i vdekur në Korçë, policia zbulon detajet nga zjarri në banesë

Një i vdekur në Korçë, policia zbulon detajet nga zjarri në banesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

October 7, 2026
Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

October 7, 2026
Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

October 7, 2026
Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com