• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kёrkojuni falje fёmijёve jo vetёm me fjalё, por me investime

by Zef Brozi
05/04/2016 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Zef Brozi

Sa herё vrapoj nё njё nga parqe te shumta tё qytetit ku banoj kёtu nё Amerikё,ndёrsa kaloj pranё kёndeve tё lojrave pёr fёmijё, kёnde tё cilёt ndodhen nё zona tё ndryshme tё parkut, ndaloj pёr disa minuta tek njё fushё sportipёr tё parё lojёn e futbollit tё ekipeve tё ndryshme tё fёmijёve dhe tё rinjve. Disa metra larg fushёs sё futbollit, ndodhet edhe kёndi i lojrave pёr qentё. Tek shoh femijёt qё luajne dhe qentё qё argetohen nё kendet e tyre te lojrave, mendja mё shkon nё vendin tim aq tё dashur ku mungesa e kёndeve tё lojrave pёr fёmijё dhe mungesa e fushave sportive ёshtё pak tё thuash alarmante dhe e pafalshme. Nё njё vend normal pёrballё kёsaj situatё do tё kishte edhe protesta paqesore tё tё gjithё qytetarёve pёr t’iu kёrkuar bashkive, Qeverisё, Parlamentit, ish qeveritareve dhe gjithё institucioneve pёr tё investuar pёr sa mё shumё kёnde lojerash pёr fёmijё, sa mё shumё fusha sportive, sa mё shumё parqe e lulishte. Por nё Shqipёrinё tonё ka mёse dy dekada qё normalja ia ka lёnё vendin anormales madje jo rralle edhe marrёzisё.

 Ka disa javё qё nё kryeqytetin e Shqipёrisё, po protestohet kundёr ndёrtimit tё parkut tё lodrave pёr fёmijёt tek Parku Kombёtar tek Liqeni Artificial. Jo vetёm nё vendet e qytetёruara, por edhe nё ato mё tё prapambeturat kjo do tё dukej e pabesueshme. Mesa duket atyre protestuesve mё shumё se sa fёmijёt u « dhmbskan » disa pemё qё thuhet se janё hequr apo zhvendosur pёr tё ndёrtuar parkun e fёmijёve. Zot na ruaj nga ata qё para fёmijёve vёnё drunj e pemё! Ndёrsa ka 25 vite qё heshtet pёr prerjet e pyjeve, shkatёrrimin e lumenjve dhe tё mrekullive tё tjera tё natyrёs shqiptare! Ndёrsa nё protestat kundёr parkut tё fёmijёve kёta protestues shkatёrrojnё pronёn publike, shkulin edhe ndonje pemё tё mbjellur, godasin policёt dhe plagosin edhe police femra! Dhe ndonjё deputet shkon nё ato protesta edhe me armё kur ligji e konsideron kёte vepёr penale dhe policia, po tё ishte ai ndonjё fukara e jo politikan, do ta kishte ndaluar menjeherё. Por jo, akoma nё Shqipёri duket se politikanёt ligjet i bёjnё pёr t’u zbatuar nga populli ndёrsa ata janё mbi ligjin. Miqёsisht kam njё kёshillё pёr tё gjithё protestuesit kundёr fёmijёve, pra protestuesit kundёr parkut tё fёmijёve: Mos na i trembni fёmijёt dhe mos na e baltosni edhe mё tej Shqipёrinё me kёto soj protestash! A nuk do t’ju vijё turp kur femijёt, mbesat e nipёrit tuaj tё shkojnё e tё luajnё tek ai park lojrash dhe tё mёsojnё se ju luftuat qё ta pengonit ndёrtimin e tij ?Kontriboni sёbashku me Bashkinё dhe qytatarёt e Tiranёs pёr atё park dhe kёnde tё tjera lojrash pёr femijё.

 Unё i shpreh mirёnjohjen dhe falenderimin mё dashamirёs kryetarit vizionar, energjik e tё pёrkushtuar tё Bashkisё sё Tiranёs, Erion Veliaj, icili, pёrvec kёtij parku fёmijёsh, ka premtuar edhe ndёrtimin e disa kёndeve tё tjera lojrash pёr fёmijё nё Tiranё. Unё do tё sugjeroja qё kёnde tё thjeshta e tё vogla lojrash pёr fёmijё tё ndёrtohen nё disa zona tё Parkut Kombёtar dhe nё cdo lagje e bllok banesash dhe tё zbatohen me rigorozitet standartet e sigurise.  Kam mёsuar pёr disa projekte tё tjera tё Bashkisё sё Tiranёs, realizimi i te cilave do ta bёjё edhe mё tё bukur Tiranёn tonё dhe do ta pёrmirёsojё jetesёn e qytetarёve tё saj. Faleminderit Erion per gjithcka te bukur qe keni bёrё deri tani dhe qё do bёni edhe nё tё ardhmen. Ndjehem i lumtur qё po e justifikoni plotёsisht edhe besimin e mbёshtetjen time publike nё tё mirё tё Shqipёrisё, e sidomos me kujdesin tuaj te vecantё pёr fёmijёt, rininё dhe tё moshuarit.

Politika, shteti dhe gjithё shoqёria shqiptare u janё shumё borxhlinj fёmijёve dhe tё rinjve, prandaj duhet t’u kёrkojnё falje atyre jo vetёm me fjale, por edhe me vepra e investime konkrete.

Next Post

Sherr shqiptarësh në Gjermani, vritet një azilkërkues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In