Një lajm bombastik vjen në Itali nga Argjentina. Carlos Tevez mund të rikthehet te bardhezinjtë vetëm pak muaj pasi “El Apache” është larguar nga kampioni aktua Juventusi.
Për shkak se në tre muajt e fundit Tevez nuk ka marrë rrogën nga klubi i Boca Juniors, është shumë e mundshme që ai të rikthehet te Juventus, dhe këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e klubit.
Nëse kjo ndodh, atëherë Juventusi sërish do të ishte i frikshëm në të gjitha sfidat.