The Sun raporton se Juventusi dëshiron në Torino talentin portugez të Bayern Munichut, Renato Sanches.
Mesfushori i ri bëri vetëm gjashtë paraqitje nga fillimi për Bayernin këtë sezon, ndërsa United është e gatshme që ta bëjë edhe një ofertë tjetër për ta transferuar atë këtë sezon.
Por, Juventus është futur në garë dhe dëshiron të nënshkruajë me të. Raportohet se Juventus është e gatshme të shpenzojë shumë teksa dëshiron të bëhet njëra nga forcat dominuese në Evropë./a.m.












