• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Juventusi nuk ka rivalë, mund Napolin dhe “arratiset” në krye të renditjes

by A R
29/09/2018 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

7 ndeshje, 7 fitore. Juventus vazhdon nisjen perfekte të sezonit të ri të Serie A, duke mposhtur skuadrën ndjekëse në renditje, Napolin 3-1. Edhe pse nuk shënoi Ronaldo ishte protagonist në të tre golat e realizuar nga Mandukic (2) dhe Bonucci.

Napoli e nisi me një marsh më shumë takimin dhe që në minutën e gjashtë Zielinski rrezikoi me një gjuajtje shumë të fortë por që përfundoi jashtë. Katër minuta më vonë Mertens kaloi miqtë në avantazh. Një gabim i Bonuccit në mbrojtje nxori të lirë në krah të djathtë Jose Callejon, ky i fundit pasoi për belgun që me portën bosh vetëm sa e shtyu topin në rrjetë.

Por bardhezinjtë do të barazonin shumë shpejt, kur në të 26’ Mario Mandzukic shënoi bukur me kokë pas një krosimi të saktë nga Ronaldo, i cili shmangu mjeshtërisht Hysajn në krah. Portugezi provoi të shënonte vetë dy minuta më vonë me një goditje dënimi në hyrje të zonës por Ospina ishte aty për të ndaluar topin. Napoli pati një mundësi të mirë për t’u rikthyer në epërsi dy minuta para fundit të pjesës së parë kur Mario Rui goditi mbi traversë edhe pse mund të bënte shumë më mirë.

Pjesa e dytë nisi direkt në “malore” për Napolin; pas vetëm katër minutash Mandukic shënoi golin e dytë për Juventusin, përsëri i ndihmuar nga Ronaldo. Porgugezi u fut në qendër nga e majta dhe goditi fort në kuadrat, duke detyruar Ospinën të bënte një grushtim të vështirë. Topi mbeti në në zonë dhe sulmuesi kroat mbërriti më shpejt nga të gjithë për ta shtyrë në rrjetë.

Gjërat u vështirësuan edhe më shumë për skuadrën e Carlo Ancelottit kur Mario Rui mori kartonin e dytë të vërdhë dhe la të tijët me dhjetë vetë. Prapavija napoletane vuajti sulmet e Juventusit pasi vetëm Albiol i shpëtoi ndëshkimit, me Ruin, Hysajn e Koulibalyn të gjithë të ndëshkuar.

Juventusi shfrytëzoi më së miri superioritetin numerik duke shënuar edhe golin e tretë në të 76’ me Leonardo Bonuccin që shleu gabimin në golin e pësuar duke shtyrë në rrjetë një goditje me kokë të Ronaldos.

Në të 83’ Ronaldo iu afrua edhe vetë golit, me Mandukic që u përpoq t’i kthende “nderin” me një asist, por gjuajtja e portugezit përfundoi disa centimetra larg shtyllës së majtë.

Fitorja e shkëput Juven në krye me 21 pikë, 6 pikë më shumë se sa Napoli. E nëse Sassuolo arrin të fitojë nesër kundër Milanit, atëherë napoletanët zbresin në vend të tretë në renditje.

Next Post
Kapet me doza kokaine në makinë, prangoset i riu shqiptar

Kapet me doza kokaine në makinë, prangoset i riu shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In