• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Juventusi në alarm, Cristiano Ronaldo është zhdukur!

by A R
19/06/2020 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ku shkoi Ronaldo? Dhe, me të, ku shkoi Juve? Dy pyetjet janë të lidhura, sepse rifillimi i vështirë i yllit portugez përkoi me “zhdukjen” e ekipit të Sarrit. Bardhezinjtë arritën në finalen e Kupës së Italisë me përpjekje minimale dhe “avulluan” në aktin e fundit kundër Napolit. Më saktësisht, ngritën të njëjtat shqetësime si para pandemisë. E përkthyer ndryshe: trofeu i dytë sezonal është venitur, pas Superkupës së Italisë më herët.

Sigurisht, edhe loja e treguar dëshmon se ky nuk është rikthimi në fushë që shpresohej nga populli bardhezi. Po ashtu, nuk është zakon për CR7 ta sodisin të tjerët të mposhtur e të dorëzuar, veçanërisht si në fund të finales boshe në “Olimpico”. Sa të largëta duken 11 ndeshjet e radhës të Serie A, kur kujton golat e tij, të cilët kishin bërë ndryshimin nga dhjetori e këtej. Sa të largëta janë ndjesitë domethënëse, të krijuara nga Juve në natën e fundit të shkëlqyer, para pandemisë, në fillim të marsit, në atë fitore bindëse kundër Interit.

Të paktën, tani për tani Juve nuk është aty ku duhet. Dhe nuk ka si të jetë as CR7 dominues, si më parë. Sipas motrës së tij, që kritikoi mënyrën e lojës së Sarrit, ai nuk mund të bëjë mrekulli i vetëm. Portugezi nuk është mësuar të humbasë dhe të mos jetë vendimtar në mbrëmjet që fokusohen nga krejt bota. E tillë ishte finalja e së mërkurës, që e dërgoi Kupën e Italisë te Napoli. Imazhi që tregon gjithçka për momentin është ai që e portretizon Ronaldon në pankinë, në fund të lojës, ulur mes Dybala dhe Cuadrado, me shikimin e tij të përhumbur në hapësirë, i zhgënjyer dhe i dekurajuar nga humbja e dytë e rëndë e sezonit.

Së pari Superkupa, kundër Lazio; tani Kupa e Italisë ndaj Gattuso dhe të tijve. Është një shije mjaft e hidhur për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, i cili për herë të parë në karrierën e tij ka humbur dy finale radhazi në nivel klubi. Ronaldo ka mbetur edhe një herë “thatë” me golin, por ajo që bie më shumë në sy është niveli i ulët i rrezikut të krijuar prej tij në dy sfidat e fundit, me Milanin dhe Napolin. Nga penalltia e goditur ndaj kuqezinjve, që u ndal në shtyllë, tek i vetmi shans që kishte në finale, ritmi i tij ishte për t’u harruar. Dhe nëse më i forti nga të gjitha ndalet, Juve, gjithashtu, nuk bën përjashtim. Sepse pak ose asgjë ka ardhur nga të tjerët. Zero gola në 180 minuta, zero gola për CR7 në katër ndeshjet e fundit.

Dyert u mbyllën edhe për të, me pak fjalë, dhe kjo është shumë e çuditshme. Ronaldo e di se ka zhgënjyer, është i vetëdijshëm për vështirësitë e momentit, ndaj duhet të besojmë se do ta shohim përsëri në krye. Me siguri është vetëm çështje kohe. Dyshimet për pozicionin në fushë janë zhdukur, pasi Sarri e ktheu menjëherë atë në të majtë, siç preferon, ndryshe nga qendërsulmuesi që bëri ndaj Milanit. Problemi më i madh është gjendja fizike. Mungesa e shkëlqimit, me sa duket varet nga motori i tij, të cilit i duhet kohë për t’u rikthyer me xhiro të plota pas mbi tre muajsh “parkimi” të detyruar; përkundër gjithë punës së bërë gjatë karantinimit në Madeira. Cristiano po punon fort për t’u rikthyer menjëherë vendimtar.

/Telesport/ a.r

Next Post
I shpallur në kërkim ndërktombëtar, kapet në pikën kufitare të Morinës 46-vjeçari nga Prishtina

I shpallur në kërkim ndërktombëtar, kapet në pikën kufitare të Morinës 46-vjeçari nga Prishtina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pekini në alarm nga përmbytjet/ Rrëshqitjet bllokojnë dy lumenj, liqeni i ri kërcënon Kinën dhe Nepalin

August 31, 2026
Kush është Bekim Sejdiu, kandidati për president me karrierë në drejtësi dhe diplomaci

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati për president me karrierë në drejtësi dhe diplomaci

August 31, 2026
Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, teknologjia në shërbim të sigurisë së fëmijëve

Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, teknologjia në shërbim të sigurisë së fëmijëve

August 31, 2026
Vdiq shtatzënë rrugës për në spital, flet motra e 37-vjeçares: Kërkoj drejtësi!

Vdiq shtatzënë rrugës për në spital, flet motra e 37-vjeçares: Kërkoj drejtësi!

August 31, 2026
VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

August 31, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

“Më presin republikanët në Teksas”, Berisha zbulon detaje nga vizita në SHBA

August 31, 2026
Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

Aksident në Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

August 31, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 1 Shtator 2026

August 31, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha: Çmimet në Shqipëri janë rritur 5.2 herë më shumë se mesatarja e BE-së!

August 31, 2026
“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com