• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Juventusi, kurrë më pa Ruganin

by A R
19/11/2017 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fillim të sezonit, skepticizmi ishte i madh. Bjondi i ardhur nga Empoli nuk ishte pjekur mjaftueshëm për të mbajtur mbi shpatullat trashëgiminë e lënë nga largimi i Leonardo Bonuçi në drejtim të Milanit.

Massimiliano Allegri kurrë nuk u shqetësua për largimin e Leos  dhe kurrë nuk shtrëngoi drejtuesit e Juventusit të gjenin një mbrojtës për të zëvendësuar me një emër të madh Bonuçin,  pasi e siç duket tashmë, Allegri e kishte kuptuar se në shtëpi kishte dhe zgjidhjne. Duhej eksperiencë, po.

Për këtë Beppe Marotta drejtori sportiv i bardhezinjve udhëtoi drejt Gjermanisë dhe solli nga Schakle 04 Benedikt Hoewdes. Lojtari u dëmtua në nisjen të sezonit dhe vetëm tashmë është gati për tu rikthyer në fushë. Kjo mungesë e vuri edhe më shumë në provë Ruganin, që me Chiellinin në krah janë çifti përfekt për ta kthyer BBC (Barzagli-Bonuçi-Chiellini) në BRC (Barzagli-Rugani-Chiellini).  Së bashku me Chiellon,  Rugani ka arritur performancën më të mirë, 6 fitore në 6 ndeshje. Rezultatet flasin më shumë se çdo subjektivitet dhe dëshirë e kujtdo. Kështu fakt është se kur Allegri ka zëvendësuar Cheillon me Barzagli, asgjë nuk ka ndryshuar, dy ndeshje, dy fitore. Apo kur në krah të Ruganit ishte Benathia, edhe në këtë rast 1 ndeshje një fitore (3-0) përballë Chievos.

Krahasimi me Bonuçin:

Nëse vijojmë me llogjikën e mësipërme, të numrave dhe fakteve dhe jo dëshirave dhe instiktit, shohim se edhe sezonin e shkuar bjondi me buzëqeshje naive, nuk ishte aspak pas Leonardos. Nëse nuk do të kishte pësuar dmëtimet, që e mbajtën jashtë fushe disa javë, largimi i Leonardo Bonuçit, për t’i hapur vendin Ruganit nuk do të kishte përjetuar zhurmën dhe tërmetin që u ndjeh këtë verë vetëm dhe ekskluzivisht në media dhe në disa tifozë skeptikë.

Madje, ironikisht duke folur, Milan mund edhe të kishte kursyer ndonjë lekë, pasi vlera e Bonuçit në merkato, duke parë dhe moshën e mbrojtësit, 30-vjeç, do të ishte më e vogël se 42 milionë euro. Kjo duke analizuar dhe koston që do i duhej Juventusit për ta zëvendësuar ishte thuajse 0,

Rugani ishte gati. Por Juventusi luajti me zgjuarsi dhe kurajo. Vlera Bonuçit u mbajt e lartë dhe karta Rugani nuk u zbulua menjëherë. Lojtari që sezonin e shkuar mbeti 40 ditë jashtë fushe, kur në shtatorin 2016, gjatë ndeshjes në Palermo pësojë një dëmtim në gju, duke e kthyer sezonin e mbrojtësit të qëndrës në një udhëtim të mbushur me drita dhe hije. Por ajo që është më e rëndësishme. Rugani është prej tre vitesh tek Juventus, ndërkohë që është vetëm 23-vjeç. Në këtë moshë, Bonuçi debutonte në Seria A dhe ishte rezervë tek Bari.

Lojtari i muajit:

Këtë muaj që sapo mbyllëm Rugani u përzgjodh në formacionin më të mirë të tetorit. Kjo për shkak dhe të rezultateve të arritura me bardhezinjtë, të cilët pas një nisje pak të turbullt të muajit arritën të ngjiten në vendin e dytë dhe të jenë vetëm një pik larg Napolit.

/ATSH/

Next Post
Moti i keq në Greqi, ambasada ofron ndihmë për shqiptarët, ja numri i emergjencës

Katastrofa në Greqi, mes viktimave edhe një shqiptar nga Saranda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vit i ri, avaz i vjetër! Rikthehen radhët në kufi, fluks emigrantësh dhe mjetesh në Kapshticë!

Vit i ri, avaz i vjetër! Rikthehen radhët në kufi, fluks emigrantësh dhe mjetesh në Kapshticë!

August 20, 2026
“Ne jemi për 100 bashki”- PD reagon pas mbledhjes së Këshilli të Maliqit, Alolli: 95% e banorëve kundër bashkimit me Korçën!

“Ne jemi për 100 bashki”- PD reagon pas mbledhjes së Këshilli të Maliqit, Alolli: 95% e banorëve kundër bashkimit me Korçën!

August 20, 2026
“Dëmton imazhin e Shqipërisë, aseti juaj më i mirë…”- Ambasadorja e Izraelit flet për protestat: Është një grup shumë i vogël që nuk i do hebrenjtë

“Dëmton imazhin e Shqipërisë, aseti juaj më i mirë…”- Ambasadorja e Izraelit flet për protestat: Është një grup shumë i vogël që nuk i do hebrenjtë

August 20, 2026
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare objektiv i merkatos, Ismajli në ‘radarët’ e klubit të Serisë A

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare objektiv i merkatos, Ismajli në ‘radarët’ e klubit të Serisë A

August 20, 2026
Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat e fundit: U raportuan 27 vatra në 24 orë, pesë ende aktive

Zjarret po djegin Evropën, ekspertët paralajmërojnë: Do të shtohen me 39% në dekadat e ardhshme! Në rastin më të keq…

August 20, 2026
Rekord sulmesh kibernetike në Shqipëri: 14.6 milionë tentativa në gjashtë muaj

Alarm masiv kibernetik në SHBA, objektiv pajisjet që përdoren për monitorimin dhe operimin e ujit, energjisë dhe…

August 20, 2026
Ngjarja e rëndë: Rrufe në fushën e futbollit, 18 të shtruar në spital, dy në gjendje të rëndë

Çmenduritë e motit në Itali, rreth 40 mijë rrufe godasin Ligurian, njëra godet dhe trenin në ecje!

August 20, 2026
Shqipëria, e gjashta në Europë për rritjen e lartë të borxhit gjatë pandemisë. E fundit për mbështetjen…

Sa borxh të brendshëm ka marrë qeveria në 7 muaj? 258.5 miliardë lekë tituj të shitur, më shumë se në të njëjtën periudhë të 2025-ës

August 20, 2026
Mori lokalin me qira pa kontratë dhe e ktheu në qendër bixhozi e bastesh online, arrestohet 35-vjeçari! Nën akuzë dhe pronari

Mori lokalin me qira pa kontratë dhe e ktheu në qendër bixhozi e bastesh online, arrestohet 35-vjeçari! Nën akuzë dhe pronari

August 20, 2026
DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë: Ngërçi i vazhdueshëm po humb mundësitë për vendin!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com