• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Juventusi i gëzohet Kean me numra… “alla Balotelli”!

by A R
31/03/2019 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Quajeni “të përzgjedhur”, ose vetëm me fat. Fakti është që njeriu i momentit te Juventusi është padiskutim Moise Kean. Italia e ka zbuluar pa pritur dhe pa kuptuar, kështu krejt rastësisht. Juventusi e gjeti deçiziv në një periudhë delikate.

Në moshë  19 vjeç e 32 ditë, sulmuesi i lindur në Verçeli ka treguar në fushë se është gati për hapin e madh, edhe pse Allegri edhe pas ndeshjes me Empolin e “ul me këmbë në tokë”. Por, Kean vazhdon në rrugën e tij dhe tashmë fanella e katër herë kampionëve të botës, pra Italisë, i përket, ashtu si po aspiron për titullar edhe te klubi me më shumë trofe kombëtarë.

Numrat janë në anën e tij. Këtë vit ka shënuar tri gola në Serie A në tre tentativat e parë në portën kundërshtare. Me Empolin i mjaftuan 2 minuta e 30 sekonda nga aktivizimi për të shënuar dhe për t’u bërë kështu futbollisti më i ri që ka realizuar teta gola në kampionat që prej Mario Balotellit (18 vjeç e 242 ditë, viti 2009).

Pra, një Mbret Mida, që e kthen në ar gjithçka që prek. Dhe tani nuk do të jetë e lehtë që ta kthesh në stol ose të negociosh rinovimin e kontratës, sidomos duke ditur se “peshkaqeni” Raiola, agjenti i tij, pret të hapet ankand.

Për sa i përket pjesës së parë, Allegri dukej me ide të qarta. Nga këtu në fund të sezonit, Kean do të ketë hapësira, por nuk mund të jetë kurrësesi titullar, të paktën kur të gjithë “big”-ët të kthehen dhe të kenë kaluar problemet fizike.

Trajneri toskan e di mjaft  mirë se si të sillet dhe menaxhojë 20 vjeçarët, Moise duket se është dakord dhe për tani e ka mbajtur kreshtën e ulur, duke pranuar vendimet dhe zgjedhjet e trajnerit. Pikërisht kjo duket që është edhe një nga aftësitë e tij. Asnjë kërkesë, në fakt. Një sinjal i rëndësishëm edhe për Juven që mund të vendosë të synojë te ai për të ardhmen, duke rinovuar me shifra të rëndësishme.

Ajo që me siguri do të përfitojë Raiola për të qëndruar në Torino. Do të jenë vendimtare javët e ardhshme, por përshtypja është që jemi përballë një lojtari të fortë fizikisht, teknikisht, por edhe me kokën pas shpatullave. Cilësia më e madhe për t’u bërë “top”.

Në një mbrëmje pozitive, shqetësimi i vetëm i Allegrit lidhet me Dybala. Argjentinasi mungoi ndaj Empolit pasi pati problem fizik gjatë nxehjes. Megjithatë, ka optimizëm për rikuperimin e argjentinasit. Me shumë mundësi do të lihet pushim për transfertën në Sardenjë, ndaj Cagliarit, për t’u kthyer të shtunën ndaj Milanit, testi i fundit përpara Ajaxit.

*Telesport

/a.r

Next Post
Nard Ndoka: Në Kuvend ka deputetë homoseksualë, e vërteta e pasurisë time

Ndoka, i sigurtë: Rama do iki, por pse të iki me turp...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In