Robert Lewandowski vazhdon të jetë ndër futbollistët më të kërkuar, sidomos pas lajmit se do të largohet nga Bayern Munihu gjatë verës.
“Corriere dello Sport” se Juventusi është skuadra e fundit që ka hyrë në garë për të transferuar sulmuesin polak.
29 vjeçari, shihet si zëvendësues i Higuainit, i cili mund të largohet nga Juventusi, pasi sipas mediave në Itali, argjentinasi nuk bënë pjesë më në planet e trajnerit, Allegri.
Për Lewandowskin, interesimin më të madh deri me tani e kanë shprehur Real Madridi në Spanjë dhe Manchester City në Angli.
Lewandowski kaloi formë të lartë në Bundesligë në sezonin e fundit ku u shpall shënuesi më i mirë me 30 gola, përgatiti Koha. (b.an)