Aventura e Moise Kean te Juventusi praktikisht ka marrë fund. Sipas asaj që shkruan dhe njofton “Sky Sport”, sulmuesi i datëlindjes 2000 është shitur te Everton, edhe pse shifrat ende nuk janë bërë zyrtare, por flitet për të paktën 35 mln euro.
Sakaq, sulmuesi, që do të niset nesër për në Angli, ku pritet për vizitat mjekësore, do të firmosë një kontratë për thuajse pesë vitet e ardhshme me 3 mln euro në sezon.











