Juventus dhe Real Madrid kanë bërë të gjitha përgatitjet për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa tashmë fjala do t’i mbetet fushës së blertë
Allegri nuk e ka vendosur ende se me cilin do të sulmojë. Në mendjen e tij është rebusi i madh mes aktivizimit të Morata-s apo Llorente-s. Një gjë mbetet e sigurt që Tevez do të aktivizohet që nga fillimi, pasi e gjithë shpresa do të jetë tek argjentinasi. Përsa i përket skemës mendohet të përdorët 4-3-1-2.
Ndërsa nga ana tjetër mungesa e Benzema-së e detyron Ancelotti-n të ndryshojë skemën nga 4-3-3, në 4-4-2. Dyshja në sulm do të jetë Ronaldo dhe Bale. Në të djathtë të mesfushës do të aktivizohet James Rodriguez, ndërsa Sergio Ramos do të avancojë në mesin e mesfushës, njësoj si në sfidën e fundit në kampionat.
JUVENTUS-REAL MADRID, formacionet e mundshme:
Juventus (4-3-1-2): Buffon; Lichtsteiner, Bonucci, Chiellini, Evra; Vidal, Pirlo, Marchisio; Pereyra; Tevez, Morata.
Në stol.: Storari, Barzagli, Padoin, Sturaro, Coman, Llorente, Matri. Tr.: Allegri
Real Madrid (4-4-2): Casillas; Carvajal, Pepe, Varane, Marcelo; James, Sergio Ramos, Kroos, Isco; Bale, Ronaldo.
Në stol.: Keylor Navas, Arbeloa, Coentrao, Khedira, Illarramendi, Hernandez, Jesè. Tr.: Ancelotti
Redaksia Online
(JavaNews.al)









