• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Juventus pranë goditjes së madhe, Kolo Muani rikthehet në Torino për 40 milionë euro

by A R
29/07/2026 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juventus është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për transferimin e Randal Kolo Muanit. Negociatat me Paris Saint Germain kanë përparuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit dhe palët janë vetëm një hap larg arritjes së marrëveshjes përfundimtare.

Që mbrëmjen e së hënës flitej se këto do të ishin orët vendimtare për rikthimin e sulmuesit francez (lindur në vitin 1998) në Torino. Sipas raportimeve, trajneri Luciano Spalletti ka këmbëngulur fort që marrëveshja të përfundojë me sukses, duke i dhënë fund një sage negociatash që ka zgjatur prej javësh.

Juventus dhe PSG pritet ta mbyllin transferimin në formën e një huazimi me detyrim blerjeje, me një vlerë prej 40 milionë eurosh, plus bonuse. Pikërisht rritja e bonusit dhe përfshirja e një klauzole për përfitim nga një shitje e ardhshme kanë qenë elementët kyç që kanë afruar palët drejt marrëveshjes.

Kolo Muani ka veshur më parë fanellën bardhezi nga janari deri në qershor të vitit 2025, periudhë gjatë së cilës zhvilloi 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 10 gola dhe dhënë 3 asistime në Serie A, Kupën e Italisë, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube.

Verën e kaluar, drejtori i atëhershëm sportiv i Juventusit, Damien Comolli, zhvilloi negociata të gjata me PSG-në për ta mbajtur sulmuesin edhe një sezon tjetër, përmes një huazimi të ri me kushte.

Megjithatë, bisedimet dështuan për shkak të vlerësimit të lartë që klubi parisien i bëri lojtarit. Si pasojë, Juventusi u orientua në ditët e fundit të merkatos drejt transferimit të Loïs Openda.

Pas një sezoni dhe një huazimi të Kolo Muanit te Tottenham, tashmë duket se janë krijuar të gjitha kushtet që sulmuesi francez të nisë kapitullin e dytë të aventurës së tij me Juventusin.

Next Post
Trump ndalon importin e robotëve humanoidë nga Kina

Trump ndalon importin e robotëve humanoidë nga Kina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In