• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Juventus/Parashikohet shitja e Dybalas për të blerë Joao Felixin?

by Java News
13/04/2019 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Joao Felix është emri i momentit, pas “hat-trick” në “Europa League”. Talenti që posedon e ka “shenjtëruar” atë në botën e futbollit si një nga yjet në rritje. Xhevahiri 19-vjeçar i Benfica po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm dhe është e qartë se në verë do të ketë radhë të klubeve të mëdha europiane për ta marrë atë. Mes tyre është, sigurisht, Juventusi, i cili, sipas “Tuttosport”, synon të provojë seriozisht në këtë pistë, pasi e ka vëzhguar me kujdes Joao Felix në muajt e fundit.

Menaxheri i tij është Jorge Mendes, që mbron edhe të drejtat e Cristiano Ronaldos, i cili në vetvete përfaqëson një avantazh për bardhezinjtë në negociatat eventuale me Benfica. Ishte Jorge Mendes, ai që veproi si ndërmjetës për takimet mes Paratici dhe presidentit të Benfica, Luis Felipe Vieira, me të cilin thuhet se është arritur një marrëveshje paraprake për të qenë të favorizuar në negociatat për Joao Felix dhe Ruben Dias.

Ky i fundit është më shumë thashethem merkatoje, sepse në të vërtetë Juventusi ka qëllim madhor Joao Felix. Klauzola e talentit portugez është 120 milionë euro dhe vështirë që Benfica t’i ulë kërkesat e saj në më pak se 100 milionë. Sa për Juventusin, shumë do të varet nga e ardhmja e Paulo Dybala. Nëse argjentinasi do të largohet nga Torino, me siguri do ta bëjë këtë për një numër treshifror. Dhe pastaj, sulmi ndaj Joao Felix mund të fillojë me të vërtetë me paratë e siguruara nga shitja e argjentinasit. (Lexo.al)

Next Post
Kim i përgjigjet “ftesës” së Trump, por me kushte

Kim i përgjigjet “ftesës” së Trump, por me kushte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com