Pas Philippe Coutinhos, i cili pritet t’i bashkohet Barcelonës, Liverpooli mund të humbasë një tjetër yll.
Fjala është për mesfushorin e Gjermanisë, Emre Can. Sipas Calciomercato.com, Juventusi do të bëjë sërish ofertë për ish lojtarin e Bayer Leverkusenit.
Thuhet se kampioni i Italisë do t’i ofrojë Liverpoolit 25 milionë euro për shërbimet e Can.
Liverpool nuk mund ta refuzoj edhe këtë ofertë pasi nga janari mund ta humb lojtarin pas asnjë cent. Can ka kontratë me klubin deri në vitin 2018. /a.m.











