Kampionët e Serie A, Juventusi, vazhdojnë interesimin për mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic, ndërsa nuk kanë hequr dorë as nga belgu Axel Witsel.
Bianconerët kanë provuar të sigurojnë shërbimet e 28 vjeçarit këtë verë, por klubi katalaanas refuzoi çdo ofertë.
Sipas fichajes.net , Zonja e Vjetër do të mundohet që ta marrë që në verë kroatin.
Marrëveshje ishte e afërt sipas Luis Enrique por ai kishte këmbëngulur për qëndrimin e Rakitiç.
Juventusi nuk është dorëzuar as për Axel Witselin.
“Do të provojmë ta marrim në janar ose në qershor”, ka thënë Marotta. /a.m.