Në ditën e tretë dhe të fundit të turneut të zhvilluar në Amerikë, “Juventus” ka mundur me penallti 6-4 “yjet” e kampionatit amerikan të futbollit (MLS), pas përfundimit në barazim 1-1 të 90 minutave.
Golat u shënuan në pjesën e parë të takimit i cili u zhvillua në Atlanta (SHBA), ku i pari shënoi Andrea Favilli për ekipin e “Juventus” në minutën e 21 të takimit, avantazh i cili nuk zgjati për shumë kohë, pasi në minutën e 26-të bardhezinjtë ndëshkohen nga Josef Martinez.
Rezultati nuk ndryshoi edhe në pjesën e dytë të takimit, duke e çuar fatin e ndeshjes në pikën e bardhë të 11 metërshit.
Nga pika e bardhë të besuarit e Alegrit nuk gabojnë dhe golin vendimtar për torinezët e shënon mbrojtësi Mattia De Sciglio. /ata/b.d