Juventus-Milan është një nga ato sfida që premtojnë spektakël në fushë, por jashtë saj do të ketë masa ekstreme. Prefekti i Torinos, Paola Basilone, mëngjesin e djeshëm, ka mbledhur menjëherë drejtuesit e forcave të rendit për të bërë një analizë të situatës, ndërsa nesër do të mblidhet Komiteti i krahinës për rendin publik dhe sigurinë, raporton Albeu.
Drejtuesit e klubit bardhezi do të vihen në kontakt me Kuesturën dhe Prefekturën me synimin për të përforcuar masat e sigurisë. “Juventus Stadium” është një impiant që ka telekamera moderne që lejojnë kontrollin dhe evidentimin e situatave të dyshimta dhe për sfidën me Milanin do të shtohet personeli i sigurisë.