Paolo Dybala sikundër pritej ka përfunduar në merkaton e janarit pasi prej disa ndeshjesh po qëndron në stol te Juventusi dhe skuadrat që duan të përfitojnë nga kjo situatë nuk janë pak. Manchester United sipas mediave angleze po tenton të rrëmbejë argjentinasin dhe për këtë ka nisur drejt bardhezinjve ofertën e parë zyrtare që është 67 mln euro. Sipas “The Indipendent” Juventus e ka refuzuar në mënyrë kategorike ofertën duke e cilësuar si një ‘shaka për krishtlindje’.
Po sipas “The Independent” kampionët e Italisë i kanë bërë të qartë “djajve të kuq” se nuk do të ulen të diskutojnë pa një ofertë më të lartë se 160 mln euro për 24-vjeçarin.
ma.me