• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Juventus i bën një poker Torinos, Buffon hyn në histori, 973 min pa pësuar gol

by Java News
20/03/2016 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bardhezinjtë e Allegrit triumfuan me shifrat 1-4 përballë kushërinjëve të urryer të Torinos në “Olimpico” duke hedhur një tjetër hap të sigurtë drejt fitimit të titullit të 5 kampion radhazi.

Gianluiggi Buffon shkroi emrin e tij në librin e rekordeve të futbollit italian. Kapitenit të Juventusit i nevojiteshin 4 minuta për të thyer rekordin e Sebastiano Rossit, por ai rezistoi shumë më tepër se kaq, duke u ndëshkuar vetëm nga një penallti e Belottit në të 48-n.

38-vjeçari e coi në 973 minuta pathyeshmërinë e tij dhe me një pjesë loje më shumë se Rossi, është ai tashmë portieri që ka qëndruar më gjatë pa pësuar gol në Serinë A.

Derbi Torino-Juventus, siç ndodh shpesh në të tilla sfida, edhe këtë herë nisi shumë i luftuar. Bardhezinjtë gjithsesi arritën të zhbllokonin shifrat në të 33-n me një goditje standarte fituese të francezit Paul Pogba.

Kaq i mjaftoi Juventusit për të marrë frenat e lojës në dorë dhe në 42-tën Khedira gjeti edhe golin e avantazhit të dyfishtë. Pjesa e dytë nisi me Torinon më kërkuese. Pas vetëm 2 minutash skuadra e Venturës fitoi një 11-metërsh pas një fualli të Alex Sandros ndaj Bruno Peres. Nga pika e bardhë Belotti nuk gaboi duke mposhtur më në fund Buffon-in. Gjithsesi për të hipotekuar fitoren e skuadrës bardhezi mendoi Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll i cili në minutën e 32-të të kësaj sfide zëvendësoi Dybalan të dëmtuar, realizoi dy herë në pjesën e dytë duke i cuar shifrat në 1-4.

Ndërkohë, Arlind Ajeti bën një tjetër paraqitje e shkëlqyer me Frosinonen që ndali në një barazim pa gola Fiorentinën e Paulo Sozës. Rastet më të mira për shënim gjithsesi i kishte skuadra “vjollcë” por lojtarët e Fiorentinës shpërdoruan shumë përpara portës së Lealit.  Një barazim që i vlen më shumë Frosinones që tashmë ka shanse të mira për të siguruar mbijetesën. Në minutën e 25-të Ajeti ndërkohë u ndëshkua edhe me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar ndaj Bernardeschit.

Në ndeshjet e tjera, Atalanta u rikthye te fitorja pas 3 muajsh e gjysmë pasi në shtëpi mposhti 2-0 Bolognën. Chiveo mposhti në tranfertë Sampdorian 0-1, njëjtë siç beri edhe Carpi me Veronën, por këtu ndeshja u mbyll në shifrat 1-2. Sassuolo nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi përballë Udineses. TCh

Next Post

Hiqni toksinat e trupit nëpërmjet këtij lëngu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In