Në episodin e e fundit të serialit dokumentar online ‘Seasons’ Justin Bieber, foli pa doreza përpara fansave për periudhën më të errët të jetës së saj.
“Vendosa që ti jap fund me drogën, pasi po vdisja. Rojet e mi të sigurisë hynin natën në dhomën time dhe më kontrollonin pulsin. Njerëzit nuk e dinin se sa serioze ishte situata. Ishte vërtetë e frikshme”, thotë Bieber.
Ai tregon se ka abuzuar me trupin e tij dhe se tashmë po rikuperohet.
“Jam përkushtuar për tu përmirësuar, pasi e di se versioni më i mirë i imi do më ndihmojë që të jem një burrë më i mirë, një baba më i mirë, një mik më i mirë”, tha Bieber.
Këngëtari shtoi gjithashtu se e bën kryesisht për fansat të cilat e shijojnë muzikën e tij.