• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sokol Hazizaj: Në procesin e Reformës në Drejtësi mund të ketë pasur keqdashje

by A R
25/12/2017 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Intervistë e JavaNews me juristin e njohur dhe ekspertin e njohur të problemeve të jurisprudencës. Çfarë shikon ai të vështirë në këtë proces që po bëhet dhe vonon për Reformën në Drejtësi? Cilat janë handikapët dhe si e parashikon.

Intervistoi Ben Andoni

Juristi i njohur është i qartë për Reformën në Drejtësi. Ai sqaron për Javanews handikapet e saj por edhe të gjitha hapësirat ku pengohet. Është një proces shumë i komplikuar, sipas tij, që do kohën por edhe që i ka të arsyeshme të gjitha këto pengesa. Ai beson se politika nuk ka luajtur mirë dhe se është shpesh pas këtyre ngatërresave. “Pa harruar se këtij konfliktualiteti i qëndron me shumë dëshirë dhe politika nga pas. Pra, përfytyro të blesh një send të ri në një shtëpi plot me konflikte, e para gjë që të bie në sy është mospranimi deri në konflikt”, shprehet ai për Javanews.

Pse nuk u mendua për kompleksitetin e neneve të ligjeve që ndryshuan se do të sillnin kaq pështjellime? 

“Siç është pohuar dhe më parë nga shumë juristë, Reforma në Drejtësi duke qenë shumë dimensionale dhe padyshim shumë e ngarkuar me terma të rinj procedurialë dhe materialë të provuar dhe pa provuar më parë në vende të tjera, si dhe duke qenë një përvojë e re në ndryshimet kushtetuese të panumërta, pothuajse në 2/3 e saj, në mënyrë të padiskutueshme do të kishte probleme, papajtueshmëri dhe pse jo edhe konflikte. Pa harruar se këtij konfliktualiteti i qëndron me shumë dëshirë dhe politika nga pas. Pra, përfytyro të blesh një send të ri në një shtëpi plot me konflikte, e para gjë që të bie në sy është mospranimi deri në konflikt. Në të tillë situatë u injektua dhe Reforma në Drejtësi. Paqartësitë e kanë burimin në seri faktorësh të ndryshëm, por më mirë po e le me kaq, pa hyrë në papajtueshmëri të tjera procedurale dhe materiale penale dhe civile”.

A mendoni se është bërë me qëllim ky përcaktimi ambuig në ligjin, që prishi normalitetin e zgjedhjes së kryeprokurorit?
“Në situatën politike konfliktuale dhe mosbesuese, pse jo dhe mediokre kur kaluan ndryshimet kushtetuese dhe më pas ligjet organike mbi mënyrën e organizimit të organeve të drejtësisë do të ishte e padrejtë të mos kishte gabime apo paqartësi dhe jo përputhshmëri. Duke mos e parë procesin bardh e zi dhe gabimet të qëllimshme, më duhet të pohoj se: për sa kohë, procesi reformues nuk ka përqasje me ndonjë të mëparshëm në kuptimin literal dhe formal, patjetër mund të ketë pasur në ndonjë moment dhe keqdashje. Gjithsesi, kur nismëtari punon nën konflikt, gabimet janë njerëzore, ndonëse nuk ka shumë rëndësi një konflikt midis që të jetë ligjor ose paqartësi për konfirmimin e një organi, se sa paqartësitë apo situatat konfliktuale midis të drejtave, veçanërisht kur ajo vijnë dhe deformohen kaq shumë sa ndryshojnë sjelljet ligjore të organeve të drejtësisë dhe shtetasve gjithashtu. Këtu e kam fjalën për zgjatje procedurale dhe mungesë efektiviteti të procesit penal, ndryshe nga misioni i reformës”.

A mendoni se Reforma në Drejtësi do të sjellë handikape të tjera dhe mund të vonohet përtej parashikimeve…dhe ndoshta edhe mund të dështojë…
“Duhet pranuar nga të gjithë faktorët krijues vendas dhe të huaj, që rezultatet e Reformës ligjore në Drejtësi do konsumojnë kohën e tyre, pra pse jo që kohë për aplikim dhe verifikim do të jetë relativisht e gjatë, por jo dëshpëruese, ndaj të tilla reforma nuk janë të njëjta si ato të karakterit administrativ, territorial apo të sigurimeve shoqërore etj. Reforma në Drejtësi është gjithëpërfshirëse për nga çfarë përfaqëson, ndaj është sa e vështirë por jo e pamundur. Duhet pranuar se në se të tjerat reforma riparohen në kohë të shkurtër, dhe fajtorët gjenden shpejtë, shkaktarët e deformimeve ligjore dhe kushtetuese janë zakonisht “fajtor pa faj”, arsye për të cilën të tilla reforma veçanërisht kur nxitohen duan shumë kohë të korrigjohen, fakt i cili nuk e çon asnjëherë në dështim një reformë të tillë, siç është ajo në drejtësi”. (JavaNews)

Next Post
A u fsheh rrëmbimi i një personi? Ja çfarë thotë policia e Fierit për denoncimin e Bashës

Thyen masën e sigurisë, fieraku rreh 28-vjeçaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

300 punonjës të administratës përfitojnë kredi pa interes për të blerë shtëpi, ja kushtet

June 26, 2026
Ministrja jep lajmin: Ja sa do të rriten pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ministrja jep lajmin: Ja sa do të rriten pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

June 26, 2026
Eksperti ngre alarmin: Pas tërmeteve të forta, Venezuela mund të goditet nga lëkundje të tjera

Eksperti ngre alarmin: Pas tërmeteve të forta, Venezuela mund të goditet nga lëkundje të tjera

June 26, 2026
Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

“Si bashkëpunojnë grupet shqiptare me kartelët e Ekuadorit”, Hoxha zbërthen skemën

June 26, 2026
Kurti: I lutem opozitës të vij në Kuvend për të zgjedhur presidentin e Kosovës

AAK i vendos kushte Albin Kurtit: Ja çfarë kërkon për t’i dhënë votat për institucionet

June 26, 2026
“Pretendimet për tharje janë spekulime”, Kumbaro sqaron situatën në ujërat termale të Bënjës

“Pretendimet për tharje janë spekulime”, Kumbaro sqaron situatën në ujërat termale të Bënjës

June 26, 2026
Deklarata e deputetit të PD-së: Nuk shkojmë në protestë që të mos e “bëjmë pis”

Deklarata e deputetit të PD-së: Nuk shkojmë në protestë që të mos e “bëjmë pis”

June 26, 2026
Goditet banda e drogës në Mykonos, “koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar

Goditet banda e drogës në Mykonos, “koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar

June 26, 2026
Shtyhet afati i aplikimeve për fermerët, ministri Salla: Deri më 6 korrik hapet skema e mbështetjes

Shtyhet afati i aplikimeve për fermerët, ministri Salla: Deri më 6 korrik hapet skema e mbështetjes

June 26, 2026
82 vjet nga gjenocidi mbi Çamërinë, Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

82 vjet nga gjenocidi mbi Çamërinë, Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In