• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Juristi Karaj: Para vizitës së tij me Shkëlzenin, Kastriot Ismailaj mori 1.5 mln euro nga CEZ

by Java News
24/01/2017 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi i OSHEE, Romeo Karaj u shpreh në “45 minuta”  në Report  TV, se Shkëlzen Berisha, Kastriot Ismailaj dhe Nuel Kalaj, kanë luajtur rolin e sekserëve të privatizimit të kompanisë OSSH te çekët e CEZ-it.

Duke iu referuar udhëtimeve drejt Pragës të Shkëlzenit dhe Kastriot Ismailajt, Karj thotë se është bërë me qëllim ndërhyrjen e djalit të ish-kryeministrit për kontratën e kompanisë DIA me CEZ.

Ai thekson gjithashtu se pas realizimit të kësaj vizite, në shtator të 2010-ës, Kastriot Ismailaj ka marrë në formën e pagesave nga CEZ, 1.5 milionë euro.

“Para datës 8 shtator 2010, Ismailaj ka marrë 3 pagesa nga CEZ. Nga 500 mijë euro në muajin shtator, pra 1.5 mln euro, pas vizitës në Pragë me Shkëlzen Berishën. Arsyeja? Kontrata e parë nuk i është njohur nga bordi i CEZ dhe i duhej një ndërhyrje për kontratën e dytë më 1 shkurt 2010. Prandaj ka qenë Ismailaj atje“, u shpreh Kara.

Doja ta nisja me një risi që ne si media kemi zbuluar, disa kontakte të padala, lidhje të Kastriot Ismailajt me Shkëlzen Berishën, kanë qenë bashkë në Pragë. Ju kishit dijeni për këtë lidhje?
Patjetër që kam pasur dijeni. Ata kanë pasur marrëdhënie të ngushta me familjen. Kam pasur dijeni edhe për udhëtimet e Shkëlzen me Kastriot Ismailajn në Pragë. Para datës 8 shtator 2010, Ismailaj ka marrë 3 pagesa nga CEZ. Nga 500 mijë euro në muajin shtator, pra 1.5 mln euro, pas vizitës në Pragë me Shkëlzen Berishën. Arsyeja? Kontrata e parë nuk i është njohur nga bordi i CEZ dhe i duhej një ndërhyrje për kontratën e dytë më 1 shkurt 2010. Prandaj ka qenë Ismailaj atje.

Çfarë lidhje ka Shkëlzen Berisha?
Atë duhet ta dijë ai se çfarë e lidh me Kastriot Ismailajn. Në datën 24 tetor 2010, kemi një ndërprerje të kontratës DIA-CEZ, të shtyrë nga DIA dhe të ndërprerë nga CEZ. Kastriot Ismailaj s’ka qenë i mërzitur fare për këtë.

Po thoni që Ismailaj e ka ndërprerë qëllimisht kontratën?
Njihet që shkalla më e lartë e mashtrimit është përdorimi i kontratave. Heqja e licencës në janar 2013, pikërisht në këtë periudhë Ismailaj dërgon padinë në arbitrazhin në Vjenë. Në këtë moment kemi vendosjen e shtetit shqiptar mes dy zjarreve.

Në vizitën në 2010-ën, deri në atë kohë e kishit dëgjuar emrin e Ismailajt?
E kam dëgjuar nga një intervistë e dhënë në një Tv nga ish-ministri Dritan prifti. Ai përmendte një kontratë të korruptuar të tij. Në shtator të vitit 2010, në kohën që ka qenë Dritan Prifti ministër, Ismailaj figuron kandidat për anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të CEZ i propozuar nga Ministria e cila përfaqësonte pronarin për 24% aksione. Ka qenë një emërim i gabuar se kishte konflikt interesi.

Roli i Nuel Kalajt vijoi pas privatizimit? Kur vjen Ismailaj a keni parë lidhje mes këtyre të dyve?
Nga letrat, kemi një zbehje të rolit të Kalajt kur vjen Ismailaj. Kemi një sekser tjetër. Nuk është se Ismailaj s’ka pasur lidhje me CEZ-in më parë. Në vitin 2007 Ismailaj ka tentuar të hyjë në sektorin energjetik dhe atë minerar. Nuel Kalaj shprehej se kam 4 vjet që jap kontributin tim për futjen e CEZ në tregun shqiptar. 4 vjet nga 2009-a, i bie që procesi të ketë nisur në 2005-ën.

Kanë pasur lidhje me djalin e ish-kryeministrit?
Sigurisht që kanë pasur lidhje.

Këta të dy ishin njerëz të besuar të z.Berisha?
Fakti që është gjetur Nuel Kalaj, një person emigrant në Francë, nga Prizreni, tregon se ka qenë i besuar i familjes së tij. Nuel Kalaj dhe Kastriot Ismailaj kanë qenë sekserë në marrëdhëniet mes ERE dhe CEZ, pasi ka pasur luhatje të energjisë. Kemi pagesat e bëra në nëntor-dhjetor të vitit 2010 dhe kemi një ulje të çmimit të blerjes së energjisë nga CEZ-i te KESH-i me pasoja. Kanë qenë 10 milionë dollarë për t’u paguar në dorë. Pasi janë bërë këto pagesa, bie çmimi i energjisë në favor të kompanisë çeke. Kemi një letërkëmbim ku futet sërish në lojë Nuel Kalaj. Dhe çmimi i energjisë ulet prapë në qershor nga 2.83 lekë në 2.2 lekë.

Këtë rol e ka luajtur Nuel Kalaj?
Ndërmjetësimi është bërë nga Nuel Kalaj. Komunikimet i kanë pasur të përditshme. Por, e çuditshme është që fillimisht del më një vendim që nuk i njeh borxhin e keq dhe në vitin 2012 CEZ-i hedh në gjyq ERE-n. Kam informacione që vetë specialistë të ERE kanë mbrojtur CEZ në këtë gjyq. CEZ fiton në shkallë të parë dhe pa kaluar 15 ditë ERE njeh vendimin e vet. Dhe këtu kemi përplasjen e dy ministrave Bode e Nacco. Bode kërkon uljen e çmimit të energjisë nga 2.83 lekë në 2.2 lekë dhe Naço i cili e ka kundërshtuar vendimin e ERE-s. Dëmi i shkaktuar ka pasur një kosto të rëndë në buxhet.

Duket se paska qenë një marrëdhënie tensioni mes shtetit dhe kompanisë Çeke, e këta dy sekserë luajnë njëherë në favor të njërit dhe njëherë në favor të tjetrit. Opinioni publik ka qenë në errësirë të plotë…Në këtë marrëdhënie ka qenë sektori më i rëndësishëm publik?
Në këtë marrëdhënie ka qenë, sekserësh. Sekserët iknin dhe vinin. Por kjo periudhë flet edhe për një pozitë të rënduar të drejtuesve të kompanisë çeke.

Pse nuk vepron Prokuroria?
Kjo Prokurori pret urdhrin e Berishës që të fillojë punë. Por Berisha s’do japë urdhër.

Pse thoni Berisha?
Me çfarë shoh nga sistemi TIMS e të dhëna të tjera, po dalin paratë që ka marrë Nuel Kalaj. Nuk ka funksionuar ndonjëherë qeveria Berisha që të mos marrë vesh ç’a ndodh në Shqipëri.

Çfarë interesi do kishte Berisha ta hapte këtë histori?
Është vëllai i një këshilltari të Berishës në atë kohë. Berisha nxitoi ta përkrahte edhe në parlament, duke menduar se nuk ka dokumente të tjera, s’kishte dijeni që ne kishim marrë dokumente nga CEZ Group në çeki. Atyre iu kanë shpëtuar këto dokumente. Nëse i kanë sjellë me qëllim, kanë bërë mirë që mi kanë sjellë mua. Nuk më intereson korrupsioni në çeki, por ajo që ka ndodhur në pjesën shqiptare.

Z.Basha ka thënë se shteti humbi 400 mln euro për zgjidhjen e kontratës me CEZ. A kishte zgjidhje të tjera?
Privatizimi është i dështuar. Të gjitha lëvizjet pas janë pasojë e këtij dështimi. Të thuash pse bërë këtë e atë, kur në këtë pikë na çoi ky privatizim i dështuar. Ky privatizim ka cenuar sigurinë kombëtare. Janë shkelur të gjitha llojet e ligjeve.

Next Post
ANALIZA/ Drama që pason rishikimin e kufijve në Ballkan

ANALIZA/ Drama që pason rishikimin e kufijve në Ballkan

Comments 1

  1. Tosi says:
    9 years ago

    Ik o idjot I lindur,, Po me budallenj Jan keto media Qe meren me ty ,,ore budallai te ben budalla . Romeo hajduti me BMW . I shkreti do te behet person publik pupupupu ku la rene shteti ne dore te Romeo Karra

    Reply

Leave a Reply to Tosi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha kundër projektit “Smart City”: Jo vetëm asgjëson privatësinë e çdo qytetari, por edhe çmimet i ka 30-fish!

January 19, 2026
Moska shkel hapësirën ajrore të Estonisë, Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë

Spiropali: Nuk ka falje tokash apo territoresh, projektet në Sazan janë pjesë e zhvillimit

January 19, 2026

Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet dhe leje për ta takuar, GJKKO rrëzon kërkesat e avokates së Veliajt

January 19, 2026
Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

January 19, 2026
Moti bën kthesën e fortë nga nesër, pas ditëve me diell rikthehen reshjet e shiut dhe dëbora

Javë e ftohtë në vend, temperaturat minimale -5 °C! Prej të enjtes shtohen…

January 19, 2026
Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

January 19, 2026
Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, zbulohet propozimi i PS për dy komisionet e posaçme

Konferenca e Kryetarëve, Balla: Vijojmë punët për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren” edhe pa praninë e opozitës

January 19, 2026
Tragjedia hekurudhore, Tirana në kontakt me Madridin nëse ka shqiptarë të prekur: Strukturat në gatishmëri

Tragjedia hekurudhore, Tirana në kontakt me Madridin nëse ka shqiptarë të prekur: Strukturat në gatishmëri

January 19, 2026
Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE, jo arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë

Ministria e Jashtme “e dështuar”? Spiropali: Jam dakord me Ramën, 2026 viti kur…

January 19, 2026
Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In