• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Juristët rrëzojnë skenarin e Metës: Dorëheqja nuk e dëmton mazhorancën, zëvendësohet brenda 45 ditësh

by A R
22/03/2019 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse Presidenti i Republikës, Ilir Meta i shkon deri në fund fjalës së tij dhe vendos të dorëzojë mandatin e presidentit, diçka e tillë nuk do ta zgjidhte krizën politike. Një interpretim të tillë e japin juristët. Sipas tyre, si fillim Kushtetuta nuk e parashikon fare që një president të dorëhiqet. Por edhe nëse Meta e bën diçka të tillë, kjo nuk do të garantonte zgjidhje të krizës sepse zëvendësimi i tij nuk përbën asnjë problem. Konstitucionalisti Sokol Hazizaj deklaroi se presidenti mund të dorëhiqet vetëm kur është i pamundur ushtrimi i detyrës.

Duke theksuar se pas deklaratës së kreut të shtetit fshihet diçka tjetër dhe jo kriza politike, Hazizaj shtoi se Meta duhet të garantojë zgjidhjen e krizës dhe jo të ndërmarrë akte të tilla. “Akti i dorëheqjes nuk parashikohet për këto motive, por parashikohet vetëm në pamundësi të ushtrimit të detyrave dhe funksioneve të tij. Që do të thotë se nuk lidhet me krizën, madje Presidenti është ai që me staturën që ka dhe me detyrat që ka, në Kushtetutë shërben si organizator i zgjidhjes së krizave. Duhet të ketë ndonjë motiv tjetër që e detyron presidentin të kërcënojë duke u dorëhequr nga detyra. Nuk e uroj që të ndodhë”, deklaroi ai.

Sokol Hazizaj nënvizoi se në këtë rast e vetmja zgjidhje është respektimi i Kushtetutës dhe jo deklaratat e tilla politike. “Është edhe rasti i shkarkimit, por kjo e dyta është pak e pamundur sepse Kushtetuta e parashikon që 2/3 e Kuvendit, ku konstatohet pamundësia e ushtrimit të detyrave funksionale të presidentit, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Ne jemi në rastin flagrant ku nuk ekziston Gjykata Kushtetuese. Konsensusi i vetëm është vetëm ardhja në shtratin ligjor”, tha Sokol Hazizaj.

Reagimi i Gjokutajt

Edhe për avokatin Genc Gjokutaj dorëheqja e Metës nuk i jep zgjidhje situatës politike. Madje ai deklaroi për gazetën “SOT” se nëse ndodh diçka e tillë, nuk krijohet asnjë problem sepse vendi i tij zihet nga një emër tjetër. Duke iu referuar Kushtetutës, Gjokutaj u shpreh se në këtë rast, mandati i presidentit i kalon kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi për 45 ditë dhe vijohen procedurat nga klasa politike për të gjetur një emër tjetër konsensual dhe për ta votuar brenda kësaj periudhe.

“Nuk krijohet asnjë ngërç. N.q.s presidenti zgjedh të largohet, atëherë thjesht nisin procedurat për të gjetur një emër të ri. Nëse shohim kapitullin e presidentit e kuptojmë fare qartë që nuk ka asnjë problem. Çdo zyrtar jep dorëheqjen, mund të jetë ministri, mund të jetë kryeministri, kushdo mund të japë dorëheqjen. Në momentin që jepet dorëheqja, sigurisht që përdoret një shkak dhe kompetencat për ca kohë i kalojnë kryetarit të Kuvendit. Më pas nisin procedurat nga forcat politike për zëvendëimin e tij, ndiqet e njëjta rrugë si në rastin kur kreut të shtetit i mbaron mandati. Kompetencat i kalojnë kryetarit të Kuvendit për 45 ditë derisa të zgjidhet emri i ri dhe të votohet dhe më pas mund të kemi një president të ri”, tha Genc Gjokutaj.

Në këtë mënyrë, deklarata e çuditshme e Ilir Metës dy ditë më parë për dorëheqje dhe vetëvrasje për hir të të mirës së vendit, duket se ka rezultuar vetëm një flluskë sapuni. Në një kohë kur përflitej edhe se Meta do të shpërndajë Parlamentin, juristët e tregojnë qartë se lënia e mandatit nga ana e tij nuk e zgjidh aspak situatën e tensionuar politike, ashtu sikurse pretendon ai. Por nga ana tjetër, nuk krijon as ndonjë problem të madh sepse zgjidhja është e gjetur: Parlamenti vijon me procedurat për ta zëvendësuar normalisht, njësoj sikur t’i ketë mbaruar mandati. Kësisoj, duket se e vetmja arsye pse Meta mund të japë dorëheqjen është që të dalë me opozitën në rrugë për të protestuar kundër qeverisë.

/a.rada

Next Post
Veliaj e konfirmon: Rikandidoj për Tiranën, të shtunën ftoj qytetarët te ‘Nënë Tereza’

Veliaj zbardh arsyet: Pse nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

“Ishulli i Peshkatarëve dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

June 12, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Nga Hormuzi pa taksa, te lehtësimi i sankioneve! Çfarë do të firmosin amerikanët me Teheranin?

June 12, 2026
PD kërkon rinumërim të votave, Manjani: Proces zhvarrimi, i vdekuri nuk ngjallet më

Vendimi i DASH për Berishën, Manjani: Ja pse është në favor të Edi Ramës

June 12, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

RTSH pa Botërorin: Një kujtesë për atë që u ndërtua dhe atë që u humb

June 12, 2026
Protestuesit, përcjellës mesazhi shprese apo zhurmues të jetës urbane?

Ish-deputeti i Ramës, në mbështetje të protestave: Frymëzuese! E ardhmja varet nga…

June 12, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në këto zona

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat

June 12, 2026
Dramë në Guadalajara, Koreja e Jugut përmbys Çekinë në ndeshjen e dytë të Grupit A

Dramë në Guadalajara, Koreja e Jugut përmbys Çekinë në ndeshjen e dytë të Grupit A

June 12, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

“I kemi dhënë fund luftës”, Trump: Irani ra dakord të mos ketë kurrë armë bërthamore. Marrëveshja firmoset në Europë

June 12, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Është e madhe dhe e hareshme sepse nuk ka (ende) gjë për të ndarë

June 11, 2026
Klosi: Heqja e “non gratës” për Berishën i ka mërzitur shumë demokratët, kanë zero shanse për të fituar

Klosi: Heqja e “non gratës” për Berishën i ka mërzitur shumë demokratët, kanë zero shanse për të fituar

June 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In