• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Juri Kim iu tha mos hani bar, jo hani bar!

by Indrit Vokshi
21/09/2025 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Indrit Vokshi

Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion normal drejt pensionit. Mirëpo ky shpjegim nuk mjafton, veçanërisht për shqiptarët të cilët e damkosën Juri Kim si shkatërruese të demokracisë në Shqipëri, duke nënkuptuar se para ardhjes së Kim, Shqipëria gëzonte prej demokracisë.

Sipas mitologjisë (eskatologjisë) shqiptare, Juri Kim na kishte një çështje personale: luftën me Sali Berishën. Ajo vepronte në emrin e saj personal ose George Soros, jo në emër të qeverisë amerikane. Ishte pra një luftë mes dy fiseve, fisit Kim dhe fisit Berisha. Na u shpjegua njëlloj siç nderuari Artan Hoxha na shpjegon konfliktet midis familjeve e fiseve të forta shqiptare.

Juri Kim e cila u trajtua si lajmëtare e George Soros në realitet u emërua ambasadore në Shqipëri dhe u pranua nga Senati i ShBA me datë 29 nëntor të vitit 2019, vit kur në pushtet ishte Donald Trump dhe Sekretar i Shtetit ishte republikani Mike Pompeo. Nuk e emëroi as Sorosi, as Blinkeni, as Bideni; meqenëse duan ta shohin si partiake.

Mirëpo në Shqipëri duhej paraqitur patjetër sikur e emëroi Sorosi. Edhe pse nuk gjejnë dot asnjë lidhje të saj me Soros, nuk na sjellin asnjë dokument apo ngjarje ku të vërtetohet se ajo veproi personalisht ose e urdhëruar nga George Soros, nuk ka rëndësi e vërteta, ka rëndësi çfarë ne duam si të vërtetë.

Me 29 nëntor 2019 kur Juri Kim u miratua ambasadore në Shqipëri, PD kishte 8 muaj që i kishte djegur mandatet dhe kishte hyrë në spiralen e revolucionit. Në vitin 2019 në pushtet në Amerikë ishin Donald Trump e Mike Pompeo. Sanksionimi nongrata i Sali Berishës kishte nisur qysh në vitin 2017-2018 gjatë presidencës Trump, pa ardhur ende Juri Kim në Shqipëri e pa ekzistuar askund emri i saj.

Juri Kim erdhi me porosi se Berisha është nongrata dhe ajo është e vetmja ambasadore amerikane në 30 vjet e cila nuk i ka shkuar Sali Berishës në zyrë. E vetmja. Pikërisht sepse ka qenë e udhëzuar nga qeveria e saj (qeveria Trump) që të mos takonte persona nongrata nga ShBA.

Juri Kim u tregua brutale sepse qeveria e ShBA ishte brutale. Kim deklaroi se do të ndjente keqardhje nëse një parti politike (imiton vullnetarët e Enverit) dhe deklaron se “bar do të hamë dhe udhëheqësin nuk e tradhëtojmë”.

Juri Kim nuk iu tha hani bar, përkundrazi, iu tha mos hani bar për shkak të një udhëheqësi. Demokratët berishistë u sollën si të prekur në sedër, thanë u bë kjo të na thotë neve do të hani bar, kur në fakt ajo iu tha mos shkoni në pikën ku i çoi Enveri militantët e tij, të izoluar nga bota, të pashpresë, vetëm sepse thonin “bar do të hamë e parimet nuk i shkelim” (parimi themelor ishte besnikëria e verbër ndaj udhëheqësit).

Sot demokratët po e hanë barin që përmendi Juri Kim dhe po e hanë edhe nën presidencën Trump dhe pa sekretarin Blinken por me sekretarin republikan Rubio. As Marco Rubio i Trump nuk po ua heq nongratan dhe asnjë zyrtar i Ambasadës Amerikane në Tiranë tashmë nën drejtimin e Trump-Rubio nuk po e takon apo mbështet Sali Berishën.

Po e hanë barin por nuk duan tua përmendësh e tua kujtosh barin sepse iu cënohen krenaria dhe sovraniteti. Mbi të gjitha iu shembet botëkuptimi dhe mënyra se si e shohin botën. Ata janë bindur se gjithçka vjen prej George Soros dhe po tiu kujtosh se edhe me Trump-Rubio në pushtet nongrata nuk po iu hiqet, nuk po takohen nga asnjë amerikan dhe do të jenë edhe më tej nën izolim, ata nervozohen keq dhe të akuzojnë si të shitur dhe shërbëtor të Sorosit. Nuk është e lehtë ta pranojnë një shpjegim tjetër mbi botën dhe mbi ngjarjet, nuk munden të pranojnë një shpjegim përtej Sorosit.

Fundja të njejtët njerëz që sot besojnë se gjithçka e bëri Juri Kim dhe jo qeveria e ShBA, besojnë se 1997-ën e bëri Mariza Lino me kokën e saj dhe jo qeveria e Bill Clinton. Ambasadorët amerikanë veprokan me kokën e tyre dhe jo sipas udhëzimeve të qeverisë së ShBA.

Prandaj edhe gëzimi për daljen në pension të Juri Kim paraqitet si fitore edhe pse nongrata vazhdon mbetet aty edhe nën presidencën e Donald Trump, duke na vërtetuar se asgjë nuk u bë me kokën e Juri Kim e për interesa personale të Juri Kim por u bë me vendim të qeverive amerikane.

Next Post
Masakër në Lushnjë, ujqërit shkatërrojnë kopenë e blegtorit në Karbunarë

Masakër në Lushnjë, ujqërit shkatërrojnë kopenë e blegtorit në Karbunarë

Comments 2

  1. Rokopuja RrUmpalla says:
    4 months ago

    E hanë barin,
    e përlajnë,
    e hanë të njomë,
    e hanë të thatë,
    si t’ju a japë,
    Me lopatë,
    Baba Saliu,
    Një kokërr nongratë…

    Reply
  2. Anonymous says:
    4 months ago

    Thënie:e tandemit të Doktorit I.Rugova ,Shtëpia Mbahe”, me miqë➕✌”,me moto’n,Miqtë tanë të përhershëm edhe me Gabuar kanë të drejtë⁉️”,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon albumin nga vizita në Izrael: Shqipëria në piedestalin e respektit më të lartë

Rama publikon albumin nga vizita në Izrael: Shqipëria në piedestalin e respektit më të lartë

January 27, 2026
Minesota, Trump dërgon “Carin e Kufirit” në terren pas vrasjeve, ul gjakrat me Guvernatorin Walz

Minesota, Trump dërgon “Carin e Kufirit” në terren pas vrasjeve, ul gjakrat me Guvernatorin Walz

January 27, 2026
Nga Knesset, te Konferenca kundër Antisemitizmit! Rama përfundon sot vizitën në Izrael

Nga Knesset, te Konferenca kundër Antisemitizmit! Rama përfundon sot vizitën në Izrael

January 27, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet do mbaheshin sot? Ja përgjigjet sipas sondazhit

January 27, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

January 27, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

Protesta e Berishës, sondazhi: 55.7% nuk mbështesin as arsyen e as dhunën

January 27, 2026
Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In