• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Jurgis Çyrbja ‘pentito’ në SPAK?! Gazetarja: Shpejt do ta kuptoni ç’po ndodh në Durrës…

by A R
11/10/2024 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klodiana Lala thotë se deputeti socialist Jurgis Çyrbja është detyruar të lërë mandatin. Sipas gazetares së njohur të kronikës, në Qarkun e Durrësit po luhet një lojë e pisët dhe ai nuk ju duhet më “nëpër këmbë” lobeve të fuqishme brenda PS.

“Ju thoni dha dorëheqjen, nuk mendoj se e ka lënë mandatin, mendoj se e kanë detyruar të shkojë drejt një vendimi të tillë. Nuk e lidh fare me Prokurorinë e Posaçme. Unë e kam ekspozuar Jurgis Çyrbjan në vitin 2017-2018, me biseda të një grupi të strukturuar kriminal me një nga njerëzit më të besuar të Shullazit”, tregoi gazetarja.

Klodiana Lala tha se nga burime e saj, nesër Jurgis Çyrbja do të thirret në SPAK dhe do të merret zyrtarisht i pandehur, mirëpo ky veprim thekson ajo, do të prishë shumë ekuilibra në qytetin bregdetar.

“Lobe të fuqishme brenda PS duan të zaptojnë qarkun e Durrësit dhe Çyrbja nuk iu duhej ferrë nëpër këmbë. Mendoj se ka një lojë të pistë dhe të thellë që Çyrbja të mos ishte pjesë e Parlamentit. Ta them për shumë arsye. E kam parë hetimin që po kryhet ndaj Jurgis Çyrbjas, ai është kallëzuar nga Paloka, është kallëzim që ka të bëjë me mbivendosjen e pronave kur ai drejtonte hipotekën e Durërsit. Mendoj se është një prapaskenë dhe lojë e pistë i grupimeve dhe lobeve në Durrës.

Është kallëzuar para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, tani jemi në 2024. Në 2024, një ditë të bukur thirret në prokurori. Pra dikush dhe mendoj se Ramës nuk i duhet më Çyrbja. Bëhet fjalë për katër praktika që po hetohen. Jurgis Çyrbja, jo më larg se ditën e nesërme do të thirret si person nën hetim dhe do të merret i pandehur.

Por, kjo paralajmëron, largimi i tij nga Parlamenti, do të kuptosh çfarë do të ndodhë në qarkun e Durrësit. Dorëheqja e tij do të zbulojë shumë pjesë të errëta. Burimet e mia të besuara thonë se do të thirret ditën e nesërme. E shoh pak më të thellë, situate në Durrës është më e vështirë se në 2021 dhe krimi i organizuar do të jetë shumë më agresiv. Mendoj se Çyrbja nuk i duhet më Ramës, thotë nuk dua një ferrë nëpër këmbë”, përmbylli Klodiana Lala në emisionin “Të Paekspozuarit”.

/a.r
Next Post
Të paktën 16 viktima nga uragani Milton, Florida nis përllogaritjen e dëmeve

Të paktën 16 viktima nga uragani Milton, Florida nis përllogaritjen e dëmeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In