Trajneri i njohur gjerman, Jurgen Klopp, ia ka dhënë përgjigjen Liverpoolit, pasi kjo skuadër kërkonte shërbimet e tij.
Klopp, i cili u largua nga Dortmundi pas përfundimit të këtij sezoni, ka vendosur të bëjë pushime.
“Pas shtatë vitesh intensive dhe emocionale, unë mendoj se ide e mirë është që t’i lë kujtimet me mua, para se të nis një sfidë të re, dua të rifreskohet dhe të mbushem motiv”, tha Klopp për agjencinë gjermane SID.
Ai theksoi se i duhet një pushim i mirë para se të marrë drejtimin e ndonjë klubi tjetër futbollistik.









