• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Juntë ushtarake”, Koçi: Deklaratë e papjekur nga Meta, do jetë penduar

by Java News
27/03/2019 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, e cilëson të papjekur deklaratën e Presidentit Meta se në vend po instalohet një juntë ushtarake.

Në Ora News, Koçi tha se edhe vetë Kreu i Shtetit do të jetë penduar për atë deklaratë.

Për Koçin, “rreziku” i vetëm ndaj politikanëve me emra të veçantë është reforma në drejtësi.

“Mendoj se zoti Meta do të jetë penduar për atë deklaratë. Ishte një deklaratë e papjekur, që nuk ka lidhje me realitetin fare.

Ndërkohë Meta sipas ligjit është komandanti i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, nuk mund të flasë kurrë për një juntë ushtarake.

Besoj se “rreziku” ndaj politikanëve me emra të veçantë është reforma në drejtësi.

Nëse ka dashur ti referohet reformës në drejtësi dhe institucioneve që ajo po ngre siç është SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit si juntë ushtarake kjo është një metaforë e cila nuk mund të përdoret sepse duke qenë se jemi edhe duke zhvilluar ceremonitë dhe manifestimet për 10 vjetorin e anëtarësimit në NATO është një referencë shumë e gabuar dhe e pa pjekur”, tha Petro Koçi.

Petro Koçi komentoi edhe hetimin e PD-së lidhur me lobin në SHBA dhe financimin rus. “Në Shqipëri kuptohet që hapësira e Rusisë për të vepruar është e kufizuar, edhe në Kosovë por duhet të dimë që ata financojnë fuqishëm në planin ekonomik për të blerë prona por edhe besoj për të blerë zëra mediatike por edhe financime në politikë.

Fakti që kemi tashmë një parti politikë nën akuzë siç është rasti i PD-së, është shumë shqetësuese. Sidoqoftë i mbetet drejtësisë për të certifikuar se deri ku shkon kjo.

Këtu duhet falënderuar drejtësia amerikane dhe transparenca amerikane që ka sjellë prova lidhur me këtë gjë por që i mbeten drejtësisë për ti administruar dhe për ta çuar të vërtetën deri në fund”,  tha Petro Koçi.

g.kosovari

Next Post
KQZ zëvendëson deputetët e LSI, kush janë katër opozitarët e rinj

KQZ u jep mandatin 3 deputetëve të rinj, Parlamenti me 99 deputetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

April 13, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In