• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Junker: Nuk do trajtoheni ndryshe nga Mali i Zi dhe Serbia. Rama: Mund të hyjmë edhe para tyre

by Java News
25/02/2018 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Tirana, Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker bëri të qartë se 2025 nuk do të thotë detyrimisht që Serbia e Mali i Zi do të jenë vende anëtare të Bashkimit Europian.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Juncker sqaroi se nuk është moment të thuhet se Shqipëria do të trajtohet në mënyrë të pafavorshme.

Strategjia vlerëson çdo shtet sipas meritës, dhe për këtë kryeministri Rama me batutë tha në rastin më të mirë do të hyjmë bashkë me Serbinë, në rastin më të keq përpara Serbisë”

Pyetja: A është Serbia më përpara Shqipërisë në strategjinë e Bashkimit Europian dhe a kanë një strategji të përbashkët  Shqipërisë dhe BE për ti bindur për hapjen e negociatave BE këtë verë?

Juncker: Në të kundërt nga thuhet kudo ne vetë nuk kemi thënë që Serbia e Mali i Zi do të jenë detyrimisht anëtarë të BE-së në 2025. Data e anëtarësimit i drejtohet të gjitha vendeve. Mund të jetë ajo datë ose më shpejt apo më vonë kur cdo vend të ketë plotësuar kriteret e anëtarësimit. Ne do të veprojmë në mënyrë të tillë që përpjekjet e çdo vendi të njihen nga BE. Pra nuk është moment të thuhet se Shqipëria do të trajtohet në mënyrë të pafavorshme. Ne duam të mbështesim fort përpjekjet e qeverisë shqiptare që janë të mëdha. Nuk është çështja që të mos merren parasysh përpjekjet e Shqipërisë.

Edi Rama: Falenderoj presidentin se është autori i strategjisë dhe gjithë përpjekjet e mia për tua përkthyer juve strategjinë duke ju thënë që kjo që ju e bëtë dhe pyetjen nuk ezkiston prapëseprapë kur e thotë vetë autori mbase bindeni dhe hiqni dorë një herë e mirë nga  historia se Komisioni caktoi datën për Serbinë dhe Malin e Zi e la Shqipërinë e Maqedoninë apo vend tjetër prapa derës.

2025 në kuptimin strategjik është një dritare mundësia porn ë të njëjtën kohë strategjia sqaron shprehimisht se ky është një proces i bazuar tek merita dhe kush vrapon më shpejt arrin më shpejt.

Ndërkohë që sigurisht me fotografinë e gjëndjes së sotme Serbia e Mali i Zi janë në një pozicion më të përparuar sepse kanë nisur negociatat ndërkohë që ne presim çeljen e negociatave.

Por kjo nuk do të thotë që ata do të hyjnë përpara dhe ne mbrapa apo që 2025 është një datë vendimmarrje. Kjo do të thotë vetëm që në gjëndjen aktuale është kjo dhe i takon çdo vendi që të vrapojë dhe të bëjë maksimumin e tij të mundshëm për të arritur tek dera e BE-së.  Në rastin më të mirë do të hyjmë bashkë me Serbinë, në rastin më të keq përpara Serbisë

Rama: Meritojme tani rekomandimin e KE

Rama tha se Shqipëria meriton ta marrë menjëherë rekomandimin për çeljen e negociatave. Pas këtij procesi do të vijojë puna me secilin vend anëtar. Vendimmarrjen e secilit vend, kryeministri e quajti proces kompleks, e megjithatë Shqipëria tashmë ka vendosur pikat dhe për këtë proces.

Edi Rama: Na intereson rekomandimi i plotë dhe i pastër i Komisionit Europian. Sepse Komisioni është autoriteti vlerësues i proigresit të bazuar në çertifikimin e punës së bërë nga 5 prioritetet. Pastaj vendimmarrja e vendeve anëtare është një  vendimmarrje që niset nga rekomandimi i Komisionit por ka dhe karakterin e vet politik. Sigurisht që hapi i parë është rekomandimi. Pasi të merret rekomandimi që unë shpresoj ta marrim menjeherë pa humbur kohë. Dhe unë besoj se e meritojmë ta marrim menjëherë pa humbur kohë, do të shikojmë vendet anëtare se në cfarë pozicioni janë.

Të mos harrojmë që në vendimmarrjen e vendeve anëtare nuk është vetëm raporti i komisionit por i qeverive të tyre, opinionet publike, elektoratin e tyre, pozicionet e tyre politike. Pra është një proces më kompleks. Sidoqoftë po ne po punojmë me vendet anëtare. I dimë ku janë pikat më sensitive dhe ku janë vendet që duan më shumë informacion dhe këmbëngulje dhe po e bëjmë këtë punë

Juncker ndodhet ne Tiranë si pjesë e një turi që Presidenti i KE po bën në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në axhendë do të jetë një darkë zyrtare me kryeministrin. Të hënën në mëngjes, Presidenti Jean- Claude Juncker do të takohet me kreun e shtetit shqiptar, Ilir Meta. (Ora News.tv)

Next Post
Edhe Ronaldo i kalon pas Messit 300 golat në La Liga

Edhe Ronaldo i kalon pas Messit 300 golat në La Liga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In