• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidenti i KE, Juncker: Të gjenden rrugë legale për emigrimin në Europë

by Java News
28/11/2017 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përballë “tregtisë skllavërore” me migrantë në Libi, BE nuk duhet të heshtë, thotë presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker në intervistë me DW dhe kërkon më shumë migrim legal në BE.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha në intervistë me DW se është “i tronditur” për informacionet që i vijnë nga Afrika. Juncker thotë se Evropa nuk duhet ta mbyllë gojën përballë “problemeve të pabesueshme, të cilat vijnë nga një shekull tjetër. Afrika e njeh mirë problemin e skllavërisë”. Juncker foli për një “dramë të përditshme për shumë njerëz – fëmijë, gra dhe burra – në Libi”.

Juncker tha se fakti që në Libi pas përmirësimit të kontrollit të kufijve me Evropën është rritur numri i migrantëve, që nuk mund të vijnë në Evropë “nuk është shkak i mjaftueshëm, për të plagosur njerëz, për të vrarë dhe për të vjedhur ata që ndodhen në kampe, të cilat u ngjajnë burgjeve dhe jo kampeve të refugjatëve.”

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker përsëriti kërkesën për të krijuar mundësi për migrim legal. “Besoj se pa rrugë legale migrimi për në Evropë dhe brenda Evropës ne jemi të humbur. Nëse ata, që mbërrijnë këtu të palumtur nuk do të mund të hyjnë nga dera e shtëpisë, ata do të vazhdojnë të përpiqen nga dera e pasme. Prandaj na duhen rrugë legale dhe Komisioni ka bërë tashmë propozime. Evropa ka nevojë për migrim në dekadat e ardhshme”, tha Juncker. “Prandaj duhet t’u mundësojmë rrugë legale atyre që duan të vijnë në Evropë.”

a.ç

Next Post
Ngritja e Flamurit në Tiranë, Himni Kombëtar u ekzekutua nga 100 kitaristë

Ngritja e Flamurit në Tiranë, Himni Kombëtar u ekzekutua nga 100 kitaristë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In