Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker i dërgoi një mesazh solidariteti Suedisë pas një atentati me kamion në Stokholm duke theksuar se një sulm kundër një vendi evropian ishte një sulm kundër të gjithëve.
“Mendimet tona janë me popullin suedez pas ngjarjeve tragjike në Stokholm”, deklaroi ai në një komunikatë.
“Një sulm kundër të gjitha shteteve anëtare të BE është një sulm kundër ne të gjithëve”, shtoi Juncker.
“Disa persona janë vrarë sot në një atentat, kur një kamion, sipas imazheve të publikuara nga media, ka hyrë mes kalimtarëve në qendër të Stokholmit”, sipas shërbimeve të sigurisë.
“Drejtuesi i kamionit, i cili hyri mes kalimtarëve në qendër të Stokholmit sot pasdite ka kryer një atentat dhe ka vrarë disa persona”, konfirmuan shërbimet suedeze të sigurisë (Säpo)./b.d