Në konferencën e përbashkët Rama tha se kjo vizitë vjen në një kohë pak para se të çelen negociatat dhe se në Shqipëri kanë ndodhur shumë gjëra.
E ndërsa presidenti Juncker tha se nuk ka ardhur në Tiranë që të japë një datë për çeljen e negociatave, por për të inkurajuar Shqipërinë në nismat dhe reformat që ka ndërmarrë.
Po ashtu Juncker bëri thirrje për ti dhënë fund konflikteve territoriale me fqinjët deri në datën e çeljes së negociatave.
“Kam ardhur që ti shpëtoj Brukselit por më pëlqen Brukseli në Tiranë. Është një moment që e tregon ndryshimin, duke përfshirë faktin që Shqipëria, për mua nuk ka asgjë të habitshme që të mos jetë pjesë e BE. E njoh nga larg, por jo mjaftueshëm dhe mund të jap një gjykim për atë që përbën forcën në këtë vend.
Janë bisedime të një kohe të gjatë. Kur erdha në vizitën e parë Rama ishte bashkiak, dhe dëgjova dyshimet për Shqipërinë. Për ne Shqipëria dhe Ballkani kanë persektivë evropiane dhe Shqipëria është evropiane por jemi ndarë nga historia, por nuk duhet
humbur aq shumë kohë sa na është dashur. Duhet të rishikojmë historinë përmes pajtimit . Konstatoj që Shqipëria po akumulon progresi se ka nisur shumë reforma dhe kështu Komisioni Evropian do të hapë negociata. Nuk kam ardhur për premtime bosh, por s’është ky qëllimi, por dua të inkurajoj Shqipërinë për reformat kundër krimit, Vetting, GJykatat.
Duhet ti jepet fund konflikteve rajonalë dhe e mbështesim Shqipërinë në përmirësimi me vendet e Ballkanit Perëndimore. Vendi i Shqipërisë është në BE”.
Ndërkohë Kryeministri Edi Rama shprehu bindjen se marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë do të përmbyllet me sukses dhe do të jetë një tjetër arsye që BE të vlerësojë Shqipërinë si një shtet serioz.
Në konferencën e përbashkët me Presidentin Juncker, Rama tha gjithashtu se beson se Presidenti Meta do të bëjë detyrën e tij dhe brenda prillit kur do të jepet dhe rekomandimi për negociatat, do të kemi të përmbyllur këtë proces.