DOnald Trump do të jetë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara. Tashmë, linjat e politikës botërore varen nga ai që është cilësuar nga shumë lider si i çmendur.
Kritikat e Trump për NATO-n dhe BE-në kanë ngritur shqetësim të madh tashmë te vendet aleate.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker deklaroi se është i nevojshëm një qartësim nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, rreth çështjeve siç janë tregtia, marrëdhëniet me NATO-n dhe ndryshimet klimatike.
“Do të donim që të dimë se si do të zhvillohen gjërat me politikat e tregtisë globale. Do të donim të dinim se çfarë qëllimesh ka për aleancën e NATO-s. Ne duhet të dimë se çfarë politikash për klimën ai synon të zbatojë. Kjo duhet të qartësohet në muajt e ardhshëm”, tha Juncher.
Më tej ai deklaroi se nuk pret që marrëveshja tregtare ndërmjet SHBA dhe BE-së, e negociuar, të kryhet brenda dy viteve.
“Marrëveshjen tregtare me SHBA-në nuk e shoh si diçka që mund të bëhet brenda dy viteve të ardhshme”, tha ai./a.m.