• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Julian Assange s’do ekstradohet në SHBA! Gjykata: Jepni garanci që s’do ekzekutohet

by Java News
26/03/2024 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange nuk do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjykata në Mbretërinë e Bashkuar në konkluzionin e vendimit kërkoi garanci nga autoritetet amerikane se nuk do të dënohej me vdekje për akuzat e spiunazhit. Vendimi nënkupton se beteja e tij ligjore, thuajse 10 vjeçare, do të vazhdojë dhe se Julian Assange do të vazhdojë të mbetet në burgun e sigurisë së lartë të Londrës, ku po mbahet prej 5 vjetësh.

“Vendimi i gjykatës është befasues. Gjykatat pranojnë se Julian është i ekspozuar ndaj një mohimi flagrant të të drejtave të lirisë së shprehjes, se ai po diskriminohet në bazë të kombësisë së tij si australian dhe se ai mbetet i ekspozuar ndaj dënimit me vdekje. Ajo që gjykatat nuk kanë rënë dakord të shikojnë është prova që Shtetet e Bashkuara kanë komplotuar për të vrarë Julian, për ta rrëmbyer atë, sepse nëse e pranojnë atëherë sigurisht nuk mund të dërgohet në SHBA”, tha Stella Assange, gruaja e Julian Assange.

Prokurorët amerikanë synojnë që 52 vjeçari të gjykohet për 18 akuza, të mbështetura tek Akti i Spiunazhit, lidhur me publikimin e dokumenteve sekrete diplomatike dhe të ushtrisë amerikane, në faqen e tij të internetit, Wikileaks.

Autoritetet amerikane kanë premtuar se Assange nuk do dënohet me vdekje, por gjyqtarët britanikë thanë se “asgjë në garancinë ekzistuese nuk e pengon në mënyrë eksplicite vendosjen e dënimit me vdekje”. Nëse nuk jepen këto garanci, Assangedo t’i mundësohej e drejta e apelit. Problemet ligjore të Assange filluan në vitin 2010, kur u arrestua në Londër me kërkesë të Suedisë, e cila donte ta merrte në pyetje në lidhje me akuzat për përdhunim dhe sulme seksuale të bëra nga dy gra. Në vitin 2012, Assange u dorëzua me kusht dhe kërkoi strehim brenda ambasadës së Ekuadorit.

/f.s

Next Post
Kokainë brenda djathit, zbërthehet banda italiane me drejtues shqiptar

Kokainë brenda djathit, zbërthehet banda italiane me drejtues shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In