Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange nuk do të jetë më aq i vetmuar në ambasadën në Londër, ku ai jeton prej gati katër vjetësh, pasi ka gjetur një kotele për t’i bërë shoqëri.
Lajmi i maces së Assange është publikuar nga WikiLeaks, njohur për zbulimin e sekreteve të thella shtetërore – dhe zyra e saj mediale Sunshine Press, citohet Beta .
WikiLeaks tha se dhurata e koteles për Assange është bërë nga fëmijët e tij ” që t’i bëjë shoqëri babait të tyre.”
Assange ndodhet në ambasadën ekuadoriane në Londër që nga viti 2012, ku është strehuar për të shmangur të ekstradohet në Suedi për t’u pyetur mbi akuzat për sulm të dyshuar seksual.
Policia britanike ka njoftuar se do të arrestojë atë nëse ai e lë ndërtesën e ambasadës, dhe me përjashtim të rastit kur del në ballkon, ai nuk ka dalë prej kohësh jashtë.
Assange ka frikë se ai mund të dorëzohet në Shtetet e Bashkuara për t’iu përgjigjur akuzave të mundshme të publikimit nga WikiLeaks të dokumenteve sekrete.