• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Julian Assange: Amerikanët do më vrasin me dron!

by
31/08/2015 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Julian Assange: Amerikanët do më vrasin me dron!

I ftuar nderi i detyruar nga ambasada ekuadoriane në Londër, me kusht ndaj taksapaguesve britanikë prej rreth 12 milion paund në vit për shkak të zhvendosjes së mbikëqyrjes policore 24 orë në 24, Julian Assange është një nga njerëzit më të kontestuar në botë.

Në dy skajet e litarit, qëndrojnë idealistët që  donin ta merrnin në qafë, Suedia, e cila ka kërkuar ekstradimin e liderit të lëvizjes WikiLeaks.

Ata e akuzojnë edhe për dhunë seksuale dhe përdhunim ndaj disa grave, krime të cilat ai i mohon kategorikisht, dhe nga ana tjetër, fuqia e madhe e Shteteve të Bashkuara, e cila që nga fillimi e ka akuzuar për tradhti dhe mezi pret ta arrestojë nëse ai do të shkelë jashtë pragut kur strehohet.

Në një nga intervistat e rralla që Assange dha për gazetarët, është ajo e reporterit Giles Whittell i “Times Magazine”, i cili arriti t’ia rrëmbejë një deklaratë për mënyrën se si ai e imagjinon daljen e tij nga shtëpia e tij e tanishme, gjë që pritet të ndodhë për nja dy vjet.

Assange prej tre vjetësh nuk del në ajër të hapur dhe për shkak të kërcënimeve të përsëritura të njerëzve të ndryshëm, kohët e fundit nuk ka dalë as në ballkon, e vetmja hapësirë për të përfituar nga ajri i “freskët”, dhe që përfaqësonte për të vetmen dritare të arratisjes vullnetarisht nga burgu i tij.

Para se të hynte në banesë, siç tregon gazetari Whittell, reporteri shkëmbeu një vështrim me policin që qëndronte para derës:

“Duhet bërë, apo jo?”, tha ai.

Nuk është e qartë,megjithatë, në qoftë se ka të bëjë me qëndrimin për të siguruar një hero ndërkombëtar apo nëse do ta vënë në pranga sapo të kalojë pragun, si terroristin më të keq dhe me vepra penale, siç u vu në dukje nga të gjithë politikanët e lartë amerikanë, përveçse të rrezikojë dënimin me vdekje nëse do e rikthejnë në Shtetet e Bashkuara.

“Ka disa probleme sigurie po të dal në ballkon”, ka thënë Assange për gazetarin.

“Kam patur kërcënime me vdekje dhe alarme bombash në këto kohë”.

Mendoni se mund t’ju qëllojnë?

“Nuk do të thoja. Por jam figurë publike, shumë kontroverse, mbi të gjitha në SHBA. Për këtë kam marrë kërcënime të ndryshme të tipeve shumë të çuditshme”.

Në çdo mënyrë, Assange mendon se nëse do të lihej i lirë, sigurisht që do të ishte rrëmbyer, apo akoma më keq, do të bëhej objektiv i një droni të CIA-s. Për ta thënë përdor termin “droned” (i komanduar), një term i shpikur kohët e fundit, si rezultat i përdorimit të avionëve pa pilot në luftë.

“Jam njeri i bardhë”, – ka deklaruar Assange, – përderisa nuk jam konvertuar në islam, dhe ka të ngjarë që të mund të vritem nga një dron, edhe pse kemi parë gjëra haluçinante nga ky këndvështrim”.

Assange u përpoq t’ia ndryshojë mendimin edhe një protagonisti tjetër të madh të DATAGATE, Edward Snowden, punonjësi i CIA-s që zbuloi informacionin sekret në lidhje me aktivitetet e NSA në vitin 2013: “Ai ka zgjedhur Amerikën Latine, por do të ishte më mirë Rusinë, sepse tani rreziku për t’u rrëmbyer në Amerikën Latine për llogari të CIA-s është më i lartë. Rrëmbim apo vrasje”./Respublica/

asange

Next Post

FOTO/ 'Braziljana' Ilda tërbon fansat me të pasmet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

January 20, 2026
“Lufta” për Groenlandën, presidenti Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

Habit me deklaratën e tij Donald Trump: Pa mua, sot nuk do të kishte NATO

January 20, 2026
OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

January 20, 2026
Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje

Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje

January 20, 2026
“Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me ambasadorin e BE-së

“Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me ambasadorin e BE-së

January 20, 2026
Pse shoqëria shqiptare etiketohet si agresive?

Pse shoqëria shqiptare etiketohet si agresive?

January 20, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Përfundon seanca në Kushtetuese për rritjen e rrogës së gjyqtarëve, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

January 20, 2026
Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

January 20, 2026
Alarm i kuq në Greqi, shkollat në Athinë mbyllen nesër. Pesë rajone kërcënohen nga përmbytjet dhe acari polar

Alarm i kuq në Greqi, shkollat në Athinë mbyllen nesër. Pesë rajone kërcënohen nga përmbytjet dhe acari polar

January 20, 2026
Kina: Çështja e Groenlandës zgjidhet vetëm mbi bazën e rendit ekzistues ndërkombëtar

Kina: Çështja e Groenlandës zgjidhet vetëm mbi bazën e rendit ekzistues ndërkombëtar

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In