• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ju tregoj jetën time si një vajzë rome”! Historia e mrekullueshme e Ina Majkos!

by Java News
16/12/2023 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me Ina Majkon, romen e mrekullueshme jemi njohur për herë të parë në Dritare.net që në 2017, në një intervistë të bukur. Ina vjen sot në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv për të treguar si ka ndryshuar jetë e saj që nga 2017-ta, pas intervistës në Dritare.net. Nëse atëherë në intervistë tregoi si e bullizonin në gjimnaz, sot erdhi në Shqip për të ndarë me ne arritjet e saj siç është dhe lëvizja “Romët krenarë” dhe një mesazh për të gjithë romët. Mos e humbisni këtë intervistë të bukur të Inës së mrekullueshme!

“Për herë të parë jam prezantuar me Dritaren në 2017-ën, kur dhashë një intervistë. Ajo që më bëri shumë përshtypje në atë intervistë ishte titulli “Historia e Inës, romes së mrekullueshme!” Është hera parë që shoh një epitet të mirë që i vendoset mbas fjalës “romë”. Sepse përgjithësisht nuk vihen superlativa të tilla, por vendosen epitete negative, i varfër, hajdut, problematik. Për herë të parë në 2017-ën në artikullin e Dritare.net lexova një fjalë të mirë për romët. Ju më dhatë forcë, ju më hapët një dritare.

Unë kam lindur në një familje rome, ku gjithmonë na është thënë që jemi ndryshe. Nuk e kuptoja pse isha ndryshe, e dëgjoja, po s’e kuptoja. Në intervistën për Dritare.net, në 2017-en unë tregova momentin kur u ballafaqova me faktin që jam rome. Si më bullizonin në gjimnaz se isha rome. Në intervistën tuaj kam folur për diskriminim që kam hasur, por sot nuk dua të flas më këtë. Bullizimi mua më ka bërë më të fortë. Ndaj sot dua të flas për gjërat e mira që kam bërë, për arsyet përse ne duhet të jemi krenarë që jemi romë.

Unë kam nisur një emision radiofonik të ri, “Romët krenarë”! Është një podcast ku flasim për romët dhe dëgjojmë romët. Po ashtu do flitet edhe për aleatët që na kanë ndihmuar me lëvizjen tonë, siç jeni dhe ju Rudina Xhunga dhe DritareTV. Unë kam shumë dëshirë të marr të rinj romë në emision, që kanë bërë diçka të bukur, por nuk kanë ku të flasin.

“Romët krenarë” nuk është një financim, një donacion nga ndonjë organizatë që merret me romët. Është një lëvizje. Drejtori i Radio Tiranës, Bojken Lako ishte krenar kur mori vesh që unë do bëja një emision për romët, sepse më në fund u dha mundësia që të dëgjohet zëri rom. Kjo është një fitore për ne romët.

Ndaj sot dua të jap dhe një mesazh për romët. Unë jam kjo që jam sot nga bullizimet që më janë bërë. Sado e çuditshme që duket, unë i falënderoj ata që më kanë bullizuar, sepse më kanë bërë më të fortë. Mesazhi im për të rinjtë që bullizohen në gjimnaz është: Bullizimi do t’ju bëjë më të fortë, por mos i besoni! Ju duhet të jeni krenarë që jeni romë!”, tha Ina./m.j

Next Post
Mexhit Stafasani: Si e njoha në gjithë karrierën time çdo shkollë të Matit

Mexhit Stafasani: Si e njoha në gjithë karrierën time çdo shkollë të Matit

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Romet jane kulture e vecante e cdo populli dhe mbi te gjitha jane te mahnitsgem ne artin e zejeve dhe muzike .Permend nje nga klarineristet me te mira qe ka Shqiperia si Hekuran Xhambali qofte dhe kengetaret e tallaves qe kane nje za brilant ,por disjriminimi dhe mos ndihma per mbijetese i ja bere qe shume radte te gabojne ne veprimet e tyre.Survival !

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In