• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ju rrëfej fitoren e madhe që arriti opozita shqiptare!

by Ardit Rada
06/06/2020 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Pas arritjes së marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës, për reformën e re elektorale, shumëkush po vrapon për të gjetur detajet që justifikojnë qëndrimet e tyre, pro ose kundër njërës a tjetrës palë në këto tri vitet e fundit. Shumëkush ndërkohë ka mbetur mbetur pa film, ndaj nuk po gjen dot as fjalët e duhura me sa duket, për të treguar nëse u gëzuan apo u hidhëruan nga e gjitha kjo.

Këto tri vite deri në formulimin e draftit final të marrëveshjes, kanë qenë të mbushura me zhvillimet politike nga më të jashtëzakonshmet e tri dekadave të postkomunizmit në Shqipëri. Të shoqëruara edhe me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 e pandemisë globale, e bëjnë këtë mandat qeverisës së mazhorancës socialiste, unikal për nga kompleksiteti i vet dhe sfidat që është dashur të përballohen.

Përtej bilanceve numerikë se sa fitoi mazhoranca apo se çfarë humbi ajo në fund të këtij procesi. Përtej llogarive matematike se çfarë fitoi opozita dhe se çfarë la ajo rrugës në raport me premtimet e liderëve të saj gjatë kësaj periudhe. E përtej faktit se në një marrëveshje si kjo nuk ka asnjëherë të humbur por veç fitues dhe se më i madhi prej tyre është populli shqiptar, më duhet të them që në fillim se opozita ka arritur një fitore të madhe.

Opozita shqiptare ka fituar mundësinë e papërsëritshme për një fillimi të ri në jetën politike të vendit. Një shprehje e njohur thotë se kurrë nuk mund të kesh një mundësi të dytë, për të bërë një përshtypje të parë. Opozitës shqiptare si rrallëkujt në botën demokratike, po i jepet për herë të dytë edhe një mundësi, për tia rinisur nga e para. Një mundësi e artë, për tu rikthyer “në rrugën e Zotit”, të cilën ajo e ka braktisur prej afër një viti e gjysëm.

Pas kësaj, e sigurtë është vetëm se nuk do të ketë edhe një mundësi të tretë, për tia filluar sërisht e sërisht nga e para. Sepse “e treta e vërteta” ekziston vetëm në rregullat e pashkruara të lojërave për fëmijë. Por jo në dinamikën historike të zhvillimeve globale, rajonale, proceseve ndërshqiptare dhe sfidave të integrimit euratlantik të vendit. Ndaj kjo duket të jetë jo vetëm mundësia e dytë, por edhe fundit për liderët e opozitës shqiptare, për tia rinisur nga e para!

Opozita ka fituar mundësinë për tu rikthyer në sistemin demokratik të vendit, e për ta vijuar lojën e saj politike brenda në Parlament. Brenda në institucionet kushtetuese të vendit. Brenda pushtetit qëndror. Brenda pushtetit lokal. Duke e braktisur njëherë e përgjithmonë aventurën e çmendur të rrugës së bojkotit të gjithçkaje, me ëndrrën se vetëm kështu do ta detyronin sistemin e rregullave të lojës në demokraci, për ti fituar me një dorë të gjitha njëherësh.

Opozita ka fituar mundësinë për të kuptuar se reforma në drejtësi është e pathyeshme, e pa zhbëshme dhe e pa bllokueshme. Ndaj u mbetet vetëm ta pranojnë, edhe duke mos e dashur. Të mos e pengojnë, edhe duke mos e mbështetur. Le ti luten Zotit që bëmat dhe gjëmat e tyre me pushtetin politik në këto 30 vjet, të mos jenë aq sa të detyrohen në fund që ti nënshtrohen, si gjithë mëkatarët e tjerë.

Opozita ka fituar mundësinë e papërsëritshme për të braktisur njëherë e përgjithmonë rrugën e bojkotit të të gjitha reformave të tjera të rëndësishme të këtij vendi.

Opozita ka fituar mundësinë për të braktisur njëherë e përgjithmonë rrugën e rrugës.

Opozita ka fituar mundësinë për të braktisur atë rrugë që të çon gjithkund, përveçse tek kryeëndrra e gjithë atyre që e ushqyen atë, sepse ajo nuk të rikthen dot kurrë në pushtet.

Opozita ka fituar mundësinë për të mos e gënjyer më veten dhe gjithë të vetët, se pushteti në këtë sistem mund të fitohet edhe në tavolinë.

Opozita ka fituar mundësinë për të reflektuar thellë, për të punuar shumë, për tu organizuar deri në perfeksion, për tu mobilizuar maksimalisht, për tu bërë gati për betejat elektorale të radhës duke patur mundësinë që të rikthehet në pushtet, vetëm e vetëm përmes votës së shqiptarëve.

Ndaj më shumë sesa fitore për integrimin europian të Shqipërisë, për standardin e zgjedhjeve, për mazhorancën, për ndërkombëtarët dhe për shqiptarët, marrëveshja për reformën e re elektorale, është një kryefitore për vetë opozitën. Ky është topi që ndodhet sot në dorën e Luli Bashës. Urojmë që të mos ia çajnë, para se të mbarojë loja!

Next Post
Tryeza katërpalëshe e reformës zgjedhore, mbërrijnë në Tiranë ekspertët e OSBE/ODIHR

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: Brenda javës së ardhshme miratojmë pikat e dakordësuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In