• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ju prezantojmë bashkëshortin e Angela Merkel

by
09/07/2015 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë e njohin kancelaren gjermane Angela Merkel. Ajo nuk është vetëm e ashtuquajtura liderja e Bashkimit Evropian, por edhe gruaja më e fuqishme në botë. Por pak kush e di kush qëndron në krah të Merkel. Kancelarja gjermane kur zgjohet në mëngjes, nuk e nis ditën duke menduar si të shpëtojë euron. Ajo nuk sillet si një grua që dominon Gjermaninë, dhe Bashkimin Evropian.

Faktikisht është totalisht e kundërta. Siç ka treguar më herët vetë kancelarja gjermane, kur ajo zgjohet, e nis ditën duke bërë gati mëngjesin për bashkëshortin e saj Joachim Sauer.

“Dua që ai ta nisë ditën mbarë me një mëngjes të lehtë në stomak, përpara se të dal nga shtëpia dhe të nis diskutimet për problematikat që shqetësojnë”. ka treguar Merkel

134326870_440184c

Por nëse Merkel e di që gjatë 24 orëve, të paktën mëngjesin të ia kushtojë bashkëshortit të saj, vetë mediat i kushtojnë shumë pak hapësirar Joachim Sauer. Ky i fundit dhe gruaja më e fuqishme në botë, janë martuar së bashku në 30 Dhjetor 1998.

Sauer 66 vjeç ka zgjedhur vetë që të jetë një person me një profil të ulët në publik. Ai ka lindur në Hosena të Gjermanisë më 19 Prill 1949 dhe ka mbaruar shkollën e lartë për Kimi. Gjatë karrierës së tij si shkencëtar ai gjithnjë ka preferuar që të shmangë sa më shumë daljet në media.

Jo vetëm kaq, por ai mjaft rrallë është parë edhe në krah të bashkëshortes së tij, në aktivitetet e saj rrotull globit. I pyetur për këtë ai është shprehur se nuk i pëlqen shumë daljet në publik në këtë mënyrë. Por kurrë mos guxoni që ta quani Mr. Merkel, sepse kjo gjë atij nuk i pëlqen aspak.

Ashtu si Merkel edhe Sauer gjendet në martesën e tij të dytë, ku me gruan e parë ka dy djem Adrian dhe Daniel. Nga ana tjetër edhe për kancelaren kjo është martesa e dytë, por që nga e para nuk ka pasur fëmijë.

Çifti i fuqishëm shihen mjaft rrallë bashkë në publik, dhe kjo ndodh vetëm kur ata shkojnë në ndonjë shfaqje operistike. Madje Sauer, është kaq i dhënë për të ruajtur profilin e tij të ulët në publik, aq sa është pikasur duke shkuar me pushime në Itali me një linjë ekonomike, fare i vetëm. Kjo pasi në brigjet italiane e priste bashkëshortja e tij, pikërisht kancelarja gjermane dhe gruaja më e fuqishëm në botë.

Joachim-Sauer-Angela-Merkel-husband-pictures

Megjithanë ky nuk është rasti i vetëm kur gruaja është më e pushtetshme se burri. Në Britani është me protokoll, që Duka i Edinburgut, Princi Filip, duhet të ecë gjithnjë një hap pas nga bashkëshortja e tij, Mbretëresha Elizabeta II.

Queen+Elizabeth+II+Unveils+Jubilee+Greenway+KyG4VFXXOftl

Next Post

Ja pse gratë jetojnë më gjatë se burrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In