• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja pse gratë jetojnë më gjatë se burrat

by
09/07/2015 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ideja se pse gratë jetojnë më gjatë se burrat është tashmë e njohur. Por studiues të ndryshëm kanë ndërmarrë studime për të mos e parë këtë thjesht si një rastësi. Një studim i ri, rezultatet e të cilit janë pasqyruar në faqen e “Huffington Post” në Amerikë, tregon se dallimet mes jetëgjatësisë së burrave dhe grave filluan të shfaqeshin në fund të 1800-es.

Për të realizuar hulumtimin, studiuesit analizuan informacionin e siguruar nga njerëz të lindur në mes të 1800 dhe 1935, në 13 vende të zhvilluara. Hulumtuesit gjetën se gjatë kësaj periudhe, norma e vdekjes në mes burrave dhe grave ishte e ulët. Por, duke filluar në 1880, norma e vdekjes ra me ritme shumë më të shpejta në mesin e grave, duke çuar në dallimet në normat e vdekshmëris mes sekseve.

Sipas hulumtuesve, edhe pse jetëgjatësia më e madhe tek grate shihet si normale në ditët e sotme , ajo është në fakt një dukuri relativisht e re demografike që u shfaq në mesin e njerëzve të lindur në fund të shekullit të 19-të.

Për shembull, në mesin e njerëzve të lindur para 1840, normat e vdekjes ishin gati të njëjta për burrat dhe gratë e një moshe të caktuar. Ndërsa më vonë, për njerëzit e lindur në mes 1880 dhe 1899, normat e vdekjes për burrat e moshave 50 deri në 70 ishin 1.5 herë më të mëdha se ato për femrat e së njëjtës moshë.

Ndërsa sipas të njëjtit studim, në mesin e njerëzve të lindur pas 1900, norma e vdekjeve të meshkujve 50 dhe 70-vjeçar ishte dyfishi i femrave të së njëjtës moshë. Përsa i përket shkaqeve të vdekjes, sëmundjet kardiovaskulare shihen si shkaku kryesor i normave më të larta të vdekjeve tek meshkujt. Goditjet nga sëmundjet e zemrës llogariten si shkaktare të vdekjeve për më shumë se 40 për qind te meshkujve, kundrejt vdekshmërisë së femrave.

U vu re që njerëzit ishin shumë të prekshëm nga sëmundjet kardiovaskulare, kur sensibiliteti nga shkaqe të tjera, të tilla si infeksionet, filloi të bjerë- shprehen studiuesit.

Yndyra e trupit ka tendencë që të shpërndahet në mënyra të ndryshme mbi trupat e burrave në krahasim me të grave, çka i bën burrat më të prekshëm nga rritja e peshës. Hulumtuesit i kanë publikuar rezultatet e studimit në revistën “Proceedings” të Akademisë Kombëtare të Shkencave.

Studimet e ardhshme do të mund të vënë në dukje dallimet e tjera midis gjinive, duke përfshirë dhe ndryshimet gjenetike, që mund të luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e rrezikut të vdekjeve nga sëmundjet e zemrës – konkludojnë studiuesit.

Next Post

Foto/ Të qeshim pak me vizitën e Merkel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com