• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Shëndetesi

Ju pëlqejnë akulloret? Nëse i përkisni këtyre personave, rrezikoni seriozisht shëndetin

by A R
04/07/2019 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa moti bëhet gjithnjë e më i nxehtë në verë, akulloret shndërrohen në ushqimin e preferuar për shumë njerëz.

Është e vërtetë se akullorja mund të na sjellë një ndjenjë freskuese gjatë stinës së nxehtë të verës, por jo të gjithë janë të ‘’përshtatshëm’’ për të ngrënë akullore.

Më poshtë, ju rendisim katër grupe njerëzish që nuk duhet të hanë akullore, pasi në të kundërt, mund të shkaktojë dëmtime serioze në trupin e tyre.

Së pari, renditen njerëzit që duan të humbin peshë

Akullorja ka një përmbajtje të lartë të sheqerit dhe yndyrës, të cilat mund t’i bëjnë njerëzit të shëndoshë. Përveç kësaj, disa akullore përmbajnë acide yndyrore trans. Sipas hetimeve përkatëse, është gjetur se acide yndyrore trans janë një nga shkaqet kryesore të shtimit në peshë. Efekti i saj kryesor është grumbullimi i yndyrës në zonën e barkut. Si rrjedhojë, personat që duan të humbasin peshë, duhet të qëndrojnë larg akulloreve.

Së dyti, renditen gratë shtatzëna.

Pse gratë shtatzëna nuk duhet të hanë akullore? Kjo është kryesisht për shkak se kur gratë janë gjatë periudhës së shtatzënisë, sekrecionet e lëngjeve të tretjes do të ulen dhe funksioni gastrointestinal do të dobësohet. Nëse hanë shumë akullore të ftohtë, kjo do të bëjë që stomaku i tyre të punojë me shumë vështirësi, duke shkaktuar simptoma të tilla si dhimbje barku dhe diarre. Për më tepër, akullorja gjithmonë përmban një numër të madh të aditivëve të sheqerit dhe yndyrës, të cilat gjithashtu mund të shkaktojnë efekte negative në rritjen e fetusit.

Së treti,  renditen fëmijët që janë në fazën e rritjes dhe zhvillimit

Akullorja, duke pasur një nivel të lartë të sheqerit dhe yndyrës, mund të shkaktojë obezitet tek të vegjlit. Përveç kësaj, fëmijët janë më alergjikë ndaj aditivëve ushqimorë që gjenden në akullore. Për më tepër, konsumimi i shumë akulloreve para vakteve ushqimore, jo vetëm që mund të ndikojë në oreksin e fëmijëve, por gjithashtu mund të shkaktojë probleme serioze me stomakun dhe gjithë sistemin e tretjes.

Së fundi, renditen të gjithë personat që janë të prekur nga diabeti.

Akulloret duke pasur, një përmbajtje të lartë të sheqerit, mund të bëjnë që niveli i sheqerit në gjak të rritet me shpejtësi tek individët diabetikë, duke rënduar kështu gjendjen e diabetit. Si rezultat, mjekët gjithmonë sugjerojnë pacientët me diabet, të mos konsumojnë akullore. Megjithatë, në tregun aktual, ekzistojnë disa lloje të akullores të cilat janë bërë posaçërisht për diabetikët. Këto lloj akullore nuk përmbajnë sheqer, por vetëm disa ëmbëlsues.

Next Post
Aksident i rëndë në Tiranë, makina del nga rruga dhe futet në lokal

Aksident i rëndë në Tiranë, makina del nga rruga dhe futet në lokal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In