• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ju ndodh shpesh të përjetoni një Déjà vu?! Ja dy teoritë që shpjegojnë fenomenin

by Java News
23/04/2016 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deja vu-në e përjetojnë nga 60-80% të personave. Origjina e saj ende nuk është plotësisht e qartë, sepse që ta studiosh në laborator është praktikisht e pamundur. Të tilla përjetime nuk ndodhin me telekomandë. Gjithsesi, ka dy hipoteza kryesore në lidhje me krijimin e deja vu-së. Një ka të bëjë me aktivitetin elektrik të trurit, kurse tjetri me sistemin e mbajtjes së kujtimeve.

Shpeshherë ju ka ndodhur që kur hapni një portë, për një moment ju kap një ndjesi familjariteti. Ju nisni e mendoni: këtë vend unë e kam parë njëherë, këtë situatë unë e kam jetuar ose ndoshta e kam ëndërruar. Ky fenomen quhet deja vu dhe e përjetojnë nga 60-80% të personave. Por nga çfarë krijohet? Origjina e saj ende nuk është plotësisht e qartë, sepse që ta studiosh në laborator është praktikisht e pamundur. Të tilla përjetime nuk ndodhin me telekomandë. Gjithsesi ka dy hipoteza kryesore në lidhje me krijimin e deja vu-së. Një ka të bëjë me aktivitetin elektrik të trurit, kurse tjetri me sistemin e mbajtjes së kujtimeve dhe raportin e vet me perceptimin e botës së jashtme.

Lidhje e shkurtër

Ndonjë e dhënë në lidhje me shkaqet neurologjike të kësaj ndjesie vjen nga personat që janë prekur nga epilepsia. Gjatë këtij procesi goditet lobi përgjegjës për kohën, pra ajo pjesë ballore e secilës hemisferë cerebrale që zhvillon një rol kryesor në mbajtjen e kujtimeve gjatë një procesi afatgjatë. Pjesë të lobeve të përkohshme janë gjithashtu të përfshira në përpunimin e ndjesisë së familjaritetit, në njohjen e situatave të caktuara. Disa pacientë epileptikë sjellin një ndjesi të deja vu-së pak para një sulmi. Duke qenë se epilepsia karakterizohet nga shqetësimet me impulse elektrike që ndezin neuronet, është e hipotezueshme që deja vu-ja të jetë një problem i përkohshëm teknik i trurit, ku neuronet përgjegjëse të ndjesisë së familjaritetit ndizen gabimisht, duke bërë që të shkëmbehet e tashmja me të kaluarën.

Kalim i munguar

Teori të tjera shikojnë te deja vu-ja efektin mes kalimeve të impulseve mes neuroneve. Për shembull, ndodh shpesh që një parfum të evokojë një eksperiencë të të përjetuarit tonë. Në disa raste, mund të ndodhë që një informacion ndjesor të arrijë direkt në atë pjesë përgjegjëse për memorien me kohë të gjatë, pa kaluar në atë të kohës së shkurtër (depozita e përkohshme që mban për pak sekonda informacionet më të reja, përpara se të formojë një kujtim solid ose përkundrazi t’i harrojë), transmeton Shqip. Ky kapërcim memorieje mund të shkaktojë ndjesinë që ne e kemi përjetuar tanimë një moment që në realitet është i ri.

Dy përpunime në vend të njërit

Kjo mund të ndodhë edhe me perceptimin viziv. Kur ne shikojmë diçka, informacione të shumta ndjesore kalojnë në shtigje të ndryshme neuronesh, përpara se të arrijnë qendrat përgjegjëse, të vendosura në pjesën e sipërme të trurit. Këto janë zona që përgjigjen për memorien, vëmendjen, mendimin, ndërgjegjen dhe gjuhën. Ato arrijnë pak a shumë që të gjitha njëkohësisht dhe janë më pas të integruara. Por nëse truri i përpunon në dy momente të ndara, stimuli i dytë mund të bëjë të mundur që i pari të lajmërohet si diçka familjare, e në këtë mënyrë të mendohet si i përjetuar më parë.

Next Post

Nuk doni që ai që ju ka shkruar të dijë që i keni lexuar sms-në?! Ja si bëhet (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

Italia mbështet Ballkanin Perëndimor para Ukrainës në BE! Tajani mbledh në Romë miqtë e rajonit

February 6, 2026
Rrëshqitje e frikshme dheu në Greqi, bllokohet autostrada, pamjet me dron tregojnë katastrofën

Rrëshqitje e frikshme dheu në Greqi, bllokohet autostrada, pamjet me dron tregojnë katastrofën

February 6, 2026
Tre të arrestuar në Gjirokastër, pajisën 16 kamionë me certifikata të falsifikuara

Tre të arrestuar në Gjirokastër, pajisën 16 kamionë me certifikata të falsifikuara

February 6, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

A do ndërhyjë PD në ligjet e drejtësisë? Flet Sali Berisha

February 6, 2026
Berisha njofton protestën e radhës: Ju pres pas një muaji në Tiranë që të shpëtojmë Shqipërinë

Berisha akuza Ramës: Po kërcënon integrimin, në BE po shqyrtohet zhbërja e procesit për Shqipërinë

February 6, 2026
Mbi 10 mijë të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale/ Zbardhet drafti i qeverisë, ja kush përjashtohet

447 persona lirohen menjëherë nga burgu, miratohet amnistia penale

February 6, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, sinoptikanët: Reshjet e shiut në formën e rrebesheve

February 6, 2026
Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

February 6, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Shkurt 2026

February 6, 2026
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In