Me ardhjen e të nxehtit, trupi i njeriut djersin shumë, por akoma më e besdishme është era e këpucëve dhe këmbëve pas një dite të lodhshme pune. Përveç faktorëve të jashtëm që ka të bëjë me materialin e këpucës apo sandales, era e këmbëve ndodh edhe për shkak të ndryshimeve hormonale.
Por, si të shpëtoni nga era e tmerrshme që mbajnë këmbët tuaja?
Hidhni pak sodë buke në këpucë ose lajini këmbët fillimisht me sapun dhe sodë buke. Në një legen me ujë të vakët hidhni pak kripë dhe mbajini për rreth 10 minuta brenda. Më pas fshijini me peshqir dhe do të shpëtoni njëherë e përgjithmonë nga era e keqe e këmbëve.
ma.me