• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ju ka rënë në ujë? Ja si ta ktheni në “jetë” telefonin tuaj

by A R
28/08/2019 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lajme të këqija për ju që telefoni ose tableti ju ka rënë në ujë sepse do të marrë dëme të pariparueshme. Jo më aplikacione, lojëra, Facebook, telefonata e as shfletim. Të gjitha kanë ikur. Në fakt probleme do të keni nëse lini telefonin ose tabletin të ndezur pasi ka rënë në ujë. Fikja e menjëhershme e pajisjes mund ta shpëtojë atë. Në fakt janë disa hapa që duhet të ndiqni për të nxjerrë ujin nga tableti ose telefoni dhe shpëtuar nga shkatërrimi.

Fikeni menjëherë!

Është shumë e rëndësishme të reagoni menjëherë kur telefoni ose tableti përfundon në ujë. Uji dhe elektriciteti thjeshtë nuk kombinojnë. Jo vetëm që pajisja e lagur mund të dëmtohet përgjithnjë por edhe mund tu shkaktojë përdoruesve një shok elektrik.

Thani sa më shpejtë çfarëdo pjesë të pajisjes që mundeni

Për fat të mirë telefonët dhe tabletët nuk hapen lehtësisht. Nëse do të ishte e kundërta, me një të rënë në tokë do të fragmentoheshin.

Së bashku me baterinë janë edhe dy komponentë të tjerë që mund të hiqen:

1.Karta SIM: hiqeni dhe pastrojeni me një peshqir të thatë.

2.Karta microSD: të njëjtën si me kartën SIM.

Arsyeja është e thjeshtë: uji hyn kudo. Duke hequr këto dy karta, mund të pastroni edhe portat e tyre nga lagështira.

4 mënyra sesi të nxirrni ujin jashtë telefonit

Në brendësi të një smartfoni ka procesorë, qarqe, butonë dhe shumë hapësira të tjera ku uji me lehtësi mund të gjejë vend e të shkaktojë dëm. Me fikjen e menjëhershme të telefonit dhe heqjen e kartave SIM dhe SD jeni në kushte të favorshme për ta shpëtuar.

1.Nxehtësia

Gjëja e parë që ju shkon në mendje është duke e ngrohur telefonin dhe është gjëja e duhur. Mund të përdorni objekte nga më të ndryshme për të ngrohur telefonin në mënyrë që uji të thahet dhe avullojë në brendësi të smartfonit. Mund të përdorni nga mjetet më tradicionale të ngrohjes si kaldaja deri tek një tharëse flokësh.

2.Një tas me oriz

Mund të keni dëgjuar që nëse një pajisje elektronike bie në ujë, ajo çfarë duhet të bëni është ta vendosni në oriz. Orizi është padyshim një prej metodave dhe zgjidhjeve më efektive për të shpëtuar telefonin dhe tabletin nga uji. Pajisja duhet të zhytet dhe mbulohet me oriz dhe ta lini aty për një natë me shpresën se në mëngjes mund të ketë shpëtuar.

3.Xhel silici

Keni vënë re ato pakot me xhel silici që vinë me paketimin e pajisjeve elektronike? Vendoseni telefonin ose tabletin duke e mbuluar nga të gjitha anët me këtë xhel dhe ta lini tërë natën.

4.Alkool i pastër

Një sugjerim i fundit dhe që ka provuar efektiv është alkooli i pastër. Nëse dëmi i shkaktuar ndaj telefonit tuaj si rezultat i ujit është fizikë e thjeshtë, zhytja e telefonit të fikur në alkool të pastër është kimi i thjeshtë. Në fakt alkooli zhvendos ujin dhe kur ta keni hequr pajisjen prej tij, ai me shpejtësi do të avullojë. Është një zgjidhje ekstreme por shpëtimtare nëse zgjidhjet e lartpërmendura nuk bëjnë punë.

Këto zgjidhje janë për skenarë ekstreme. Pak pika uji në ekran është normale ndërsa çdo gjë më shumë se kaq është katastrofike. Këto janë zgjidhje potenciale dhe jo të garantuara.

/a.r

Next Post
Automatik dhe fishekë në banesë, vihet në pranga 66-vjeçari në Tropojë

Pranga 26-vjeçarit në Berat, përndiqte dhe kërcënonte me armë një vajzë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com