• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ju e keni parë transformimin e bërë”, Rama u bën thirrje emigrantëve: Kthehuni dhe investoni

by A R
15/02/2025 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, në Podcastin e radhës të kësaj të shtune, pati të ftuar sipërmarrësin Fatjon Ceka nga Mirdita, kompania e të cilit “Cekagro” operon në Kretë me një linjë paketimi produktesh bujqësore.

Fatjoni tregoi historinë e tij të suksesit në Greqi, por edhe pritshmërinë që ka për ta zgjeruar investimin e tij në Shqipëri, ndërsa u ndal te lehtësitë që ka ndeshur vit pas viti në klimën e biznesit.

I rritur në një familje shqiptare nga Mirdita në Kretë ai tregon lidhjet që mban komuniteti shqiptar atje, ku, sipas Fatjonit, 30-35% të prodhimit bujqësor në Kretë e kanë shqiptarët.

Fatjoni u ndal veçanërisht te rëndësia e bashkimit në kooperativa në shitje, si një mekanizëm shumë ndihmues për tregtarin, por po ashtu edhe për fermerin.

“Kam dhe një  përfaqësi në Shqipëri ku bëjmë tregti dhe për momentin nuk bëjmë paketim produktesh”-tha ai.

Fatjon Ceka u shpreh se ka interes për të fuqizuar biznesin në Shqipëri.

Nga ana e tij, Rama u shpreh se Shqipëria sot është një realitet tjetër dhe e gatshme për të pritur shumë emigrantë mbrapsht.

“Unë mund të flas me njëfarë kompetence sepse kam bredhur gjithë Shqipërinë, kam parë si ka qenë, si është, por besoj se di edhe se si duhet të jetë. Në radhë të parë çdo kthim i atyre që janë jashtë janë kthim i një dije ekstra, për shkak të eksperiencës së mbledhur në realitet tjetër. Së dyti, nuk është Shqipëria dot aspak më e vështirë seç ishte Greqia dje, për këta njerëz që kur vajtën dje atje ishin frymë të gjalla në qiell të hapur, madje të mbuluar nga hija e paragjykimeve dhe sot fakt që 35% e prodhimit në Kretë që është zona më pjellore e Greqisë është e shqiptarëve.”-theksoi kreu i qeverisë.

Në këtë kontekst Rama shtoi se, “shqiptarët janë shumë më të fortë sot dhe kanë edhe dije ekstra, në rast se këta që kanë dilemë fillojnë dhe punojnë edhe tokën e tyre këtu, apo marrin e qira tokat e tjerëve, lidhen me të tjerët, me siguri që bëjnë sukses për arsye sepse nuk kanë arsye pse të mos bëjnë sukses siç mund të kishte deri dje dhe patjetër që nuk janë të huaj që nuk njohin terrenin ose… janë jo thjesht në habitatin e tyre por një armë, që shumëkush këtu nuk e ka, që janë armët e një eksperience jashtë vendit. Sigurisht që me avancimin që po kemi dhe së shpejti do hapim kapitujt e tjerë të negociatave dhe me gjasat që të hyjmë në BE brenda kësaj dekade, dhe vetvetiu do të jetë një investim shumë i mirë. Asnjë investim që është 100%, sa më 100% i sigurt të jetë investimi aq më pak fitime ke”.

“Shqipëria u shpreh Rama është e gatshme sot për të pritur shumë emigrantë”.

Kryeministri Edi Rama ka ftuar shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të rikthehen në atdhe dhe të investojnë në Shqipëri.

Gjatë podkastin “Flasim”,Rama u shpreh se sot Shqipëria është një realitet krejt tjetër, gati për të pritur emigrantët që duan të kontribuojnë me përvojën e tyre.

“Shqiptarët në Greqi, Itali apo kudo tjetër, janë dëshmitarë të transformimit të bërë”, u shpreh kryeministri.

Duke kujtuar se data katër mars është afati i fundit, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje shqiptarëve të Diasporës të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 1 majit.

“Dua t’u them të gjithëve se data e fundit e regjistrimit është 4 Mars, kush dëshiron duhet të nxitojë të regjistrohen dhe mirë është që të regjistrohet gjithsecili, sidomos shqiptarët e Greqisë dhe Italisë janë dëshmitarë të shumë ndryshimeve që kanë ndodhur, por janë dëshmitarë të ndryshimit të reputacionit dhe të ndryshimit të këndit të shikimit. Është e thjesht me platformën e KQZ mjafton të shkohet në Google. Mund të regjistrohen edhe me ata me pasaportë apo ID që mund të kenë dalë jashtë afatit. Votimi është falas, financohet nga shteti. Shpresoj që sa më shumë të marrin pjesë, aq më mirë është. Unë e di që ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit, por mos i lini sepse mund të keni mbingarkesë të sistemit dhe mbeteni pa regjistruar, bëni çmos që të regjistroheni deri më 4 Mars” tha Rama.

Next Post
A do të mbijetojë SPAK?

Primaret pa debate, pa diskutime dhe pa ide s’kanë asnjë vlerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

December 5, 2025
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

December 5, 2025
Vendosen grupet e Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë rivalët nëse kualifikohen

Vendosen grupet e Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë rivalët nëse kualifikohen

December 5, 2025
Të gjithë sytë nga Kupa e Botës…, apo nga Heidi Klum?! 52-vjeçarja që s’njeh plakjen!

Të gjithë sytë nga Kupa e Botës…, apo nga Heidi Klum?! 52-vjeçarja që s’njeh plakjen!

December 5, 2025
Vrasja e 15-vjeçarit, reagon Spitali i Durrësit: Nuk kanë ikur dritat kur është operuar

Vrasja e 15-vjeçarit, reagon Spitali i Durrësit: Nuk kanë ikur dritat kur është operuar

December 5, 2025
“Civilizimi europian drejt zhdukjes”, SHBA publikon doktrinën e strategjisë kombëtare

“Civilizimi europian drejt zhdukjes”, SHBA publikon doktrinën e strategjisë kombëtare

December 5, 2025
Shqipërisë i mungon e djathta

Çfarë t’i shkundësh PD, Berisha e thau, e la ‘pemë pa kokrra’!

December 5, 2025
“Asnjë gjykatë s’mund të jetë mbi vlerat humane”, Hashim Thaçi nuk u lejua të përcjellë babanë për në banesën e fundit, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar

“Kënetës së PD i janë shuar zërat”, avokati: Lëvizja e Salianjit, për t’i dhënë oksigjen partisë!

December 5, 2025
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Zhbërja e standardeve kushtetuese nga GJKKO dhe SPAK përmes standardeve të ndryshme

December 5, 2025
A do kandidoni për kryetar të PD? Ervin Salianji: Qëllimi është të rrëzojmë Ramën. Berisha simbol në PD

A është Saljanji më i pranueshëm nga militantët e PD se Berisha?

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In