• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ju drejtohem si nënë, vajzë e motër, vaksinohuni”/ Manastirliu: U ulen rastet, por u rritën fatalitetet! Mos dëgjoni broçkullat…

by Java News
25/09/2021 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisur nga rritja e numrit të personave që kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19 në ditët e fundit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një mesazhi, i është drejtuar qytetarëve për t’u vaksinuar, duke e quajtur mënyrën më të shpejtë për t’iu afruar fundit të pandemisë.

“Mos e neglizhoni vaksinimin duke dëgjuar broçkullat e kujt nuk ka as edhe një minimum humanizmi dhe përgjegjshmërie. Sfida që disa i bëjnë shkencës dhe mjekësisë, refuzimi për të pranuar mendimet e ekspertëve më të mirë në Botë, që thonë se vaksina është arma më e fuqishme që ka sot njerëzimi, është një mendjelehtësi që ka pasoja të rënda. Dhe pasojë më të rëndë se sa humbja e jetës, unë nuk di të ketë.

Ndaj sot dua t’ju drejtohem jo vetëm si Ministre e Shëndetësisë, por dhe si vajzë, si motër dhe si nënë, të gjithë atyre që ende nuk janë vaksinuar. Vaksinohuni për të shpëtuar jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj të afërm”, apeloi Manastirliu.

Duke u ndalur tek situata në spitale, Ministrja e Shëndetësisë tha se shumica dërrmuese e të shtruarve janë të pavaksinuar.

“Edhe pse shifrat e infeksioneve të shkaktuara nga Covid-19 kanë pësuar një ulje të lehtë në ditet e fundit, për fat të keq, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me fatalitetet. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalet tona Covid, shumë qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën për jetën. Sipas raportimit nga spitalet COVID 95 % e rasteve shtrimeve në spital janë të pavaksinuar. Po kështu shumica dërrmuese e viktimave në Spitalet Covid, janë jetë njerëzish që e humbën luftën, për shkak të mosvaksinimit”, nënvizoi Manasirliu në mesazhin e saj.

Ministrja e Shëndetësisë tha se të dhënat e rasteve të prekura, na tregojnë efikasitetin e vaksinave anticovid.

“Incidenca e rasteve të cilët janë vaksinuar dhe kalojnë sëmundjen pavarësisht nëse janë shtruar ose jo në spital, është 22 herë më e ulët në krahasim me incidencën e rasteve, të cilët nuk janë vaksinuar. Gjë e cila tregon vlerën që ka vaksinimi. Fakti që në të dhënat tona javore incidenca e sëmundjes është tepër e lartë tek të pavaksinuarit, si matje rezulton 20-30 herë më e lartë, tregon efektin domethënës të vaksinave”, tha Manastirliu.

Duke njoftuar gatishmërinë e stafeve mjekësore çdo ditë të javës, përfshirë edhe të shtunën dhe të dielën, Ministrja Manastirliu bëri këtë apel për qytetarët:

“Bota ka çrrënjosur shumë sëmundje, përmes vaksinave. Edhe në luftën me armikun e padukshëm, mënyra më e shpejtë për t’iu afruar fundit të pandemisë, është përsëri vaksina! Vaksinimi, siç thoshte pak ditë më parë Papa Françesku ‘është një akt dashurie’. Një akt dashurie për veten, për prindin, për njerëzit e dashur”.

Vaksinimi anticovid vijon në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqëndruar, çdo ditë të javës, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet me kartën e identitetit. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,693,555 doza të vaksinës ndaj COVID19, ndërsa 760,960 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,045,310 vaksina antiCOVID.

/m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi ajrore në SHBA, avioni rrëzohet në det: Mes viktimave edhe fëmijë

Tragjedi ajrore në SHBA, avioni rrëzohet në det: Mes viktimave edhe fëmijë

November 25, 2026
Trump përgatit masa të reja ndaj Evropës, çfarë pritet të ndryshojë në tregtinë botërore

Trump përgatit masa të reja ndaj Evropës, çfarë pritet të ndryshojë në tregtinë botërore

November 25, 2026
Rama në Berlin për sigurinë europiane, merr pjesë në samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”

Tirana mirëpret Konferencën e Investimeve, Rama: Mbi 600 investitorë dhe figura të shquara të politikës europiane

November 25, 2026
Rënie deri në 8.6% në bursat aziatike, frikë nga tarifat e reja amerikane dhe tronditja e gjigantëve të teknologjisë

Rënie deri në 8.6% në bursat aziatike, frikë nga tarifat e reja amerikane dhe tronditja e gjigantëve të teknologjisë

November 25, 2026
Zbulohen shifrat e ushtarëve rusë që kanë humbur jetën nga fillimi i luftës në Ukrainë

Zbulohen shifrat e ushtarëve rusë që kanë humbur jetën nga fillimi i luftës në Ukrainë

November 25, 2026
Hakerët depërtojnë në sistemet e CIA-s, çfarë u ekspozua nga sulmi?

Hakerët depërtojnë në sistemet e CIA-s, çfarë u ekspozua nga sulmi?

November 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 25 nëntor 2026: Hëna e plotë sjell dashuri, surpriza dhe mundësi të reja

November 25, 2026
Mjegulla e dendur mbulon Kukësin dhe Rrugën e Kombit, ngrica e probleme në qarkullim

Mjegulla e dendur mbulon Kukësin dhe Rrugën e Kombit, ngrica e probleme në qarkullim

November 25, 2026
Greqia paralizohet nga greva 24 orëshe, mijëra punonjës në protestë kundër rritjes së kostos së jetesës

Greqia paralizohet nga greva 24 orëshe, mijëra punonjës në protestë kundër rritjes së kostos së jetesës

November 25, 2026
Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, në fokus integrimi evropian dhe reformat

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, në fokus integrimi evropian dhe reformat

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In