Shkenca konfirmon ndikimin e motit mbi dhimbjet. Lagështira dhe era janë shkaktarët kryesorë që nxisin dhimbjet në trupin e njeriut, kryesisht tek personat që vuajnë nga sëmundje kronike si artrit, migrenë dhe dhimbje neuropatike, ku risku rritet me 20%.
Sipas kërkimit të kryer nga Universiteti i Manchester, faktori më ndikues në ndjeshmërinë ndaj dhimbjeve dhe përkeqësimin e tyre është lagështira, e më pas presioni atmosferik i ulët dhe era e fortë. Ndërkohë që theksohet se nga eksperimentet e kryera, nuk është gjetur dhe konfirmuar asnjëherë që temperaturat të ndikojnë.
Pra sipas qendrës së specializuar në Universitetin e Manchester, analizat e kryera fillimisht mbi 2600 vullnetarë, vërtetojnë se luhatjet e temperaturave nuk ndikojnë në gjendjen dhe dhimbjet e njeriut. Por koha gri, me lagështirë dhe erë janë ato që ndikojnë tek shëndeti drejtpërdrejtë.
/a.r