Ish kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka dalë kundër veprimeve të Lulzim Bashës, që sipas saj po përjashton nga partia këdo që i del kundër.
Në një intervistë për media, Topalli renditi edhe tradhtitë e Bashës, apo kauzat që ai ka lënë në mes të rrugës.
Mes tradhtive, Topalli rendit braktisjen e çadrës dhe hyrja në qeveri me Ramën, protesta te Rruga e Kombit, kauza e Teatrit, apo edhe bojkoti i zgjedhjeve.
“Ata nuk mund të dezertonin misionin e tyre. Një forcë demokratike nuk mund të përjashtojë njerëz se kritikojnë kryetarin . Një forcë demokratike nuk e shkel statutin apo të kryejë votime, siç ishte votimi i kryetarit të partisë që me zë e figurë u vërtetuan manipulimet. Po them vetëm disa por i gjithë procesi ka qenë i pabesueshëm sepse çdo kauzë që ka ngritur ka qenë kauzë e tradhtuar. Hyri në zgjedhje, tradhtoj çadrën dhe hyri në zgjedhje me Edi Ramën. Rruga e Kombit u tradhtua sepse familjarët e tij u strehuan në pallatin e biznesmenit që ndërtoi rrugën, kauza e teatrit u tradhtua. Tradhtoi demokratët dhe procesin zgjedhor. Një PD nuk mund të thotë kurrë nuk hyj në zgjedhje. Ajo konkurron në tregun politik”, tha Topalli.
/b.h