• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jovanoviç : Vuçiç duhet të shprehet për Kosovën

by Java News
27/08/2018 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike (Liberalna demokratska partija), Çedomir Jovanoviq, ka deklaruar sot se takimet e shtatorit ndërmjet kryetarit të Serbisë dhe atij të Kosovës i sheh si shans të madh për të dy shoqëritë, transmeton Koha.net. Sipas tij, takimet pritet ë bëjnë një kërcim në marrëdhëniet e ndërsjella dhe që përfundimisht të konkretizohet politika e cila për Kosovën dhe për Serbinë do të hapë perspektivë për jetë normale.Jovanoviq në deklaratën e shkruar ka thënë, përcjell “Danas” se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka për obligim që të dalë me plan të qartë në shtator i cili duhet të ketë gjerësi të mjaftueshme për interesat e serbëve të Kosovës por edhe për shqiptarët që jetojnë në Kosovë si dhe për qytetarët e Serbisë nga përkrahje e të cilëve varet përfundimisht ai plan.

“Nuk kemi të drejtë të ta sabotojmë atë marrëveshje potenciale për shkak të pozicionimit parazgjedhor. Nuk jam i gatshëm ta sakrifikoj të ardhmen e gjeneratave të fëmijëve tanë që të fitoj ndonjë përqindje në zgjedhjet e ardhshme dhe kjo gjë e dallon LDP –në nga Aleanca për Serbinë dhe nga pjesa tjetër e opozitës”, ka theksuar Jovanoviq.

Ai ka theksuar se, sado që ka përpjekje që të ndalet koha përmes idesë së konflikti të ngrirë, jeta ecën – Mali i Zi ka hyrë në NATO, Maqedonia ka bërë marrëveshje historike me Greqinë, Kosova po hapet ndaj Europës, po merr liberalizimin e vizave. “Serbia duhet t’iu bashkëngjitet”, ka thënë ai. (b.an)

Next Post
VIDEO/ Rama publikon projektin: Ja si do jetë Unaza e Madhe lindore e Tiranës!

VIDEO/ Rama publikon projektin: Ja si do jetë Unaza e Madhe lindore e Tiranës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com