Policia zvicerane ka kryer një mega-operacion, në kuadër të të cilit kanë rënë në pranga disa persona, ndërsa janë identifikuar plot 2200 raste të krimeve kundër të miturve, përfshirë abuzimin seksual dhe shfrytëzimin e fëmijëve, si pjesë e operacionit “Teenage Mutant Ninja Turtles”, i cili u nis në internet nga policia.
Rasti daton në vitin 2012 kur policia zvicerane mori informacionin se një person që jetonte në kantonin Aargau shpërndante “material ilegal pornografik” nën pseudonimin “Ninja Turtle” duke përdorur platformën GigaTribe, e cila lejon shkëmbimin e të dhënave në mënyrë anonime.
“Operacioni i fshehtë i kryer në internet për disa vite ka qenë i suksesshëm,” me më shumë se 2200 autorë të krimeve kundër të miturve të identifikuar, tha policia zvicerane.